Pas publikimit të videos nga kryeministri , Albin Kurti gjatë vizitës së punimeve në autostradën e Gjilanit, ka reaguar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili. Ai ka shkruar se mungesën e projekteve dhe të sukseseve të veta, kryeministri, Albin Kurti po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara. Zëdhënësi, Kushtrim Xhemaili ka përkujtuar më tutje se se Kurti e kishte kundërshtuar autostradën e Gjilanit, projekt ky i nisur në qeverinë Haradinaj. “Autostrada e Gjilanit, projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj, në mars të 2018 u pat blloku me ardhjen e Qeverisë Kurti, tash e 3 vjet. Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet. Mungesën e sukseseve në projekte po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara. Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vizion” ka shkruar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …