Mustafë Shaqir Shyti (10.10.1945 - 22.9.1998)

Xhemajl Pllana: Dëshmorit të kombit, Mustafë Shyti

Tani për çudi,  këtu i shtrirë hesht, Ti,

As gaz, as jetë,  te ky varr nuk duket,

Dua të flas me ty, por gjuha mu ka ngri,

Ti nuk ke vdekur Mastafë,  i  gjallë je Ti..

 

Të kujtoj në Normale, nxënës me flamur në gji,

Kur shpirtin ta kishte ndezur plot me dashuri,

Shkove Mustafë, ike pa e parë Kosovën në liri,

Ti e dhe jetën që  të mos jetojmë nën robëri.

 

Tani pusho, këtu, në gjirin e saj të qetë,

S’ trembëm më fëmijët nga barbarët serbë,

Kosova është e lirë, fatin në dorë e ka vetë,

Nuk i shohim më shqiptarët botës duke tretë.

 

Kçiq i Madh

18 gusht 2016

Kontrolloni gjithashtu

BABI- sot një muaj nuk je fizikisht në mesin tonë- por në zemrat tona do jesh përgjithmonë

A – rdhmërinë na le të ndritur BABI H –  yji ishte ai që të …