Kandidati i PDK-së, Blerim Xhemajli premton rregullimin e Shtëpisë së Kulturës në Therandë

Kandidati i PDK-së, Blerim Xhemajli premton rregullimin e Shtëpisë së Kulturës në Therandë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli u ka premtuar të rinjve, që Shtëpia e Kulturës në Therandë do të rregullohet gjatë vitit 2018.

“Jam shumë i lumtur që me zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj dhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u zotuam para të rinjve që Shtëpia e Kulturës në Suharekë do të rregullohet gjatë vitit 2018. Ky projekt është paraparë në projekt-buxhet për tri vitet e ardhshme por me mbështetjen e Ministrit Z. Kujtim Gashi do ta realizojmë gjatë vitit 2018. Gjithashtu, jemi duke e shqyrtuar mundësinë edhe çështjen e themelimit të Teatrit të Qytetit dhe mbështetje të vazhdueshme për shoqërinë kulturore-artistike SHKA “Jehona”. Suhareka ka nevojë për #forcënendyshimit dhe ky ndryshim arrihet vetëm me PDK-në, që është parti e fitores. #VOTOPDK94”, ka shkruar Xhemajli në Facebook

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …