Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti: Letër e hapur drejtuar dy presidentëve

Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti Letër e hapur drejtuar dy presidentëve

Presidentit, së Repuplikës Shqipërisë, Bajram Begaj dhe
Presidentes së Republikës së  Kosovës, Vjosa Osmani
LETËR E HAPUR:
Unë i ashtuquajturi, Xhemil Zeqiri, jam veprimtarë politikë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Danimarkë. Jam mërgimtar, jetoj në Danimarkë.
-Ndërsa, unë i ashtuquajturi, Fadil Shyti jam poet, publicist dhe veprimtar politik i UÇK-së, mërgimtar, jetoj në Suedi.
Me indinjatë të thellë, jemi duke i ndjekur zhvillimet në trojet shqiptare në Gadishullin Ilirik (Ballkan).
Krahas punëve të mira që ndodhën dhe po ndodhin, ne nuk kemi qëndruar duke bërë sehire;  pandalshëm jemi përpjekur të japim kontributin tonë për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi dhe të avancimit të drejtave të  shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Jemi shumë shqetësuar, për ngjarjet që po ndodhin në dy Repuplikat tona shqiptare, e, në veçanti, për rastin e familjes atdhetare të Dilaver Goxhajt.
Konkretisht, për arrestimin e Dritan Goxhajt, kjo qe vërtet një skandal, qe një rrëmbim i panevojshëm nga sjellja e policisë në mënyrë arrogante, që nuk mundet të përshkruhet dot me fjalë, këtu në këtë letër. Për më tepër na shqetëson fakti që, Dritani është Veteran i LÇ-re, të UÇK-së dhe pas luftës është dhe bashkëpunëtor i gazetës elektronike; diplomacia.dk.
 Në fakt ky sulm ndaj bashkëpunëtorit të kësaj gazete, nuk ishte një arrestim, por një tentim rrëmbimi (kidnapimi) nga policia shqiptare e urdhëruar  nga armiqtë e kombit shqiptar?!
Ndaj, Dritanit, po rëndon një akuzë qesharake; kinse, ky gazetar gjurmues dhe zbulues, na i paska “zbuluar disa dëshimtarë të mbrojtur të Gjykatës famëkeqe të Hagës?!
Rasti konkret, është dënimi i Komandant , Sali Mustafës, “Calit”, i cili u dënua 26 vite burg, pa pikët e argumenteve, por si çdoherë që po ndodh atje, vetëm me këta dëshmitarë të  të rrejshëm, pra, Dritan Goxhaj në cilësinë e gazetarit, na i paska ” zbuluar” këta deshmitarë të rrejshëm në fjalë!
Këta dëshmitarë, janë ditur në Kosovë.
Mendojmë, Dritani mundet të merret si dëshmitar, që t’i ndihmon Gjykatës, që të argumentojë më mirë, për identitetin e këtyre dëshmitarëve, por jo, kurrsesi të rrëmbehet, (kidnapohet).
Me këso lloj gjykatash dhe gjyqesh “Evropa demokratike”, po tregon veten se, nuk është  aspak demokratike dhe nuk donë të ballafaqohet me argumentet, por sa për sy e faqe, që në fakt të dënohen çlirimtarët tanë dhe të barazohet agresori me viktimën.
-Po të ishte gjallë heroi ynë, Avni Rustemi; kësaj Gjykate do t’i bërtiste me zë të lartë: “Na detyroni të kapim armët, të luftojmë, pastaj ankoheni pse po kërcet pushka”?!!!
Prej vitit 1945 kur Kosova dhe viset tjera shqiptare iu dhanë si peshqesh Serbisë Fashiste, MV dhe Malit të Zi, trojet tona mbetën në okupim.
Shqiptarët janë sunduar nga aparati shteror serbo-jugosllav, vala e gjenocidit ndaj shqiptarëve nuk u ndalë kurrë.
Në atë Federatë famëkeqe, artificiale, sipas instiutit Albanologjik në Prishtinë, janë vrarë 79.000 shqiptarë vetëm në Kosovën administrative, 350.000 shqiptarë u shperngulën në Turqi, vetëm pas vitit 1981 janë arrestuar e keqtrajtuar 728.000 persona dhe janë dënuar nga një muaj deri në 28 vite burg,  siç dihet botërisht ato i mbajti burg simboli i rezistencës shqiptare, heroi, Adem Demaçi.
Shqiptarët në ish-Jugosllavi i përdorën të gjitha mjetet demokratike, për  të fituar të drejtat e tyre, të drejtat kombëtare njerëzore, Evropa i mbyllte sytë para këtij gjenocidio të tmerrshëm, derisa shqiptarët atdhetarë, u  detyruan që t’i kapin armët, të frormojnë UÇK-n Heroike dhe si i tillë, Komandanti  i Famëmadhes, UÇK , legjendari Adem Jashari, në Prekaz e dha Kushtrimin, u flijua me shumë anëtarë të familjes nga shtatë në shtatëdhjetë, prandaj  u bënë kurbanë të lirisë[ dhe simbole  të çlirimit të Kosovës.
Këtij kushtrimi në ato vite të heroizmave shqiptare, iu përgjegj, Kolonel Dilaver Goxhaj bashkë me të vetmin djalë, Togerin,  Dritan Goxhaj.
Kosova u çlirua fal dhe kontributit edhe të këtyre trimave, babë e djalë, Goxhaj. Kosova, u shpall e pavarur. dhe u shpall e pavarur, ndërsa, tani pas kaq vitesh të lirisë, familjes Goxhaj po i bëhen padrejtësi të mëdha, padrtejtësi marramendëse.
Në  vend se, të dekorohen për kontributin e madhg që ia dhanë atdheut, mosmirënjohësit, po planifikojnë ndërkëmbza për Dilaverin dhe për Dritan Goxhajn, siç ishte rasti i fundit.
Po theksojmë dhe njëherë se; tentim rrëmbimi (kidnapimi) është një akt mafioz, një akt i turpshëm, që e cenon rëndë drejtsinë shqiptare, shteti shqiptar duhet që t’i vë gishtin KOKËS: kurrsesi, të mos i zbatoj urdhërat  e Serbisë Fashiste dhe të miqve të saj ndërkombëtarë.
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, duhet të merret me argumente të pathyeshme, të qarta, jo me dëshmitarë të rrejshëm. Ne, si intelektualë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, si çdo shqiptar atdhetar, e kemi për detyrë që t’i demaskojmë, dukuritë negative dhe veprimtaritë e padrejtësive ndaj bashkatdhetarëve tanë, të kësaj gjykate.
Ne, do vazhdojmë t’i demaskojmë dhe këta dëshmitarë të cilët vetëm për interesa personale; për dokumente apo leje qëndrimi në vendet perëndimore, kanë marrë strehime politike duke akuzuar UÇK-n dhe kjo ka ndodhur në shumë  shtete perëndimore, ku përkthyesit kanë qenë vegla të ambasadës serbo-sllave dhe duke iu shpjeguar se e vetmja mënyrë për të marrë strehim politik, është akuza pa qofshin edhe krejt të pa bazuara dhe të pa faktuara, ndaj UÇK-së.
Shtetet tona shqiptare dhe institucionet e tyre duhet të dijnë dhe duhet të informohen për këto shkelje flagrante në këto raste.
Kjo Gjykatë u themelua nga presioni i Serbisë dhe Rusisë, nëpërmjet mekanizmave evropiane, absolutisht ishim dhe jemi kundër llojit të Gjykatave raciste një-etnike.
 Ishte dhe është e qartë; kjo është një Gjykat Speciale, kundër-shqiptare e votuar nga Kuvendi i Kosovës nga poilitikanë të shantazhuar e korruptuar, nga presione të tmerrshme mbi deputetët që të formohet kjo Gjykat Raciste, kundër UÇK-së dhe kundër kombit shqiptar në përgjithësi.
Ne të nënshkruarit e kësaj Letre të Hapur, kërkojmë me ngulm,
me  vendosmëri që, ju të angazhoheni urgjentisht, duke përdorë ndikimin e pozitave tuaja, që sa ma parë, të lirohet Çlirimtari, bashkëpunëtori dhe miku ynë, gazetari zbulues, Dritan Goxhaj.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Nderime shqiptare!

Kopenhagë-Malmë, 15 gusht 2023

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …