Xhevahire Izmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e saj në Partinë Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social, Izmaku ka thënë se po dorëhiqet dhe po largohet pozita e anëtares së Këshillit Drejtues të PDK-së, nënkryetares së degës së partisë në Vushtrri dhe si anëtare e kësaj partie. Ajo ka bërë të ditur edhe arsyen se përse ka vendosur që të largohet. “Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë.”, ka shkruar Izmaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …