Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, në një paraqitje televizive, ka thënë se deputetët e partisë së saj e kanë nënshkruar dokumentin për thirrjen e seancës për shpërndarje të Kuvendit më 22 gusht. Izmaku thotë se PDK-ja është e gatshme të hyjë në zgjedhje duke theksuar se janë krijuar edhe shtabet zgjedhore. Ajo thekson se partia që ajo përfaqëson nuk ka nisur ende diskutimet për çështjen e koalicioneve parazgjedhore, duke bërë me dije se PDK-ja është e interesuar të shkojë e vetme në këto zgjedhje. Duke folur për sondazhet, Izmaku tha se PDK-ja nuk ndalet së punuari që të dalë partia e parë, pavarësisht se ku e vendosin sondazhet. Asnjë prej sondazheve për neve nuk ka relevancë. Jemi shumë mirë të shtrirë në terren. Në sondazhet e fundit, ne jemi 3 për qind para LDK-së. Të gjitha sondazhet kredibile na vendosin afër LDK-së. Rezultati i fundit PDK-në e çon 3 për qind përpara”, u shpreh deputetja e PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …