Xhevat Aliu: Po marrin hov sulmet përplot shpifje, etiketime, akuza, pikërisht ndaj atyre që e bënë luftën e pastër çlirimtare

Xhevat Aliu: Po marrin hov sulmet përplot shpifje, etiketime, akuza, pikërisht ndaj atyre që e bënë luftën e pastër çlirimtare

Ashtu sikur edhe me zgjedhjet e gjertanishme edhe tashi po ringjallen sulmet përplot shpifje, etiketime, akuza verbale, etj. për gjoja vrasje me motive politike, hajni fondesh, dezertime nga lufta, etj. pikërisht ndaj atyre që e bënë luftën e pastër çlirimtare dhe i falën edhe të të kundërtit e saj duke mos u marrë asnjëherë me ta.

Sikur ta kishin për qëllim të njëmendët drejtësinë do të diheshin adresimet. Por këto janë thjeshtë sulme të ulta me qëllime fushate që duke sulmuar me shpifjet e njëpasnjëshme,në veçanti ndaj veprimtarëve tanë kombëtar, me një anë ta përcaktojnë drejtimin e vnerit për të gjitha pakënaqësitë keçqeverisjeje ndaj tyre,sa për ta marrë vetë këta pushtetin,e në anën tjetër pastaj për ta shfrytëzuar pushtetin për t’ju dhënë alibi veprimeve të tyre trathtare,hajnive të tyre shtetërore,etj.Në parim dihet se secila jetë është e shenjtë dhe secili krim ndaj saj do të duhej të ishte e dënueshme por a ndodhi kështu? Padyshim se jo.E kush do të duhej të ishte përgjegjës më shumë se sa ata që e mbajtën pushtetin hapur nën ish Jugosllavi dhe që e ndihmuan fshehtas edhe Serbinë millosheviçiane kundër nesh?Përse të tillët nuk botuan libra për Golli Otokun,për vrasjet pas shpine të shqiptarëve nga çetniko-partizanët nëpër gjoja Frontin e Sllovenisë, Sremit,Tivarit, Drenicës,Gollakut, Karadakut,etj. Pra, pikërisht ata ish komunista shqiptarë,përpara se t’i merrte vdekja natyrale do të duhej që të shkruanin libra,të paktën për t’i publikuar dhe sjellur sekretet shtetërore për vendet se ku i kanë varrosur kolektivisht dhe një nga një viktimat shqiptare nëpër të gjithë ish Jugosllavinë.

Madje,edhe të atyre që ju kishin bërë Gjyqe ,,popullore” dhe i kishin dënuar me Pushkatim.Kështu,do të përmbusheshin (pjesërisht)të paktën detyrimet humane ndaj Ligjeve ndërkombëtare për luftëra dhe ato ish jugosllave që ligjërisht kishin përcaktuar që pesëdhjetë (50) vjet pas varrimit të të dënuarve nga gjykatat,familjarëve të tyre t’ju tregohej vendvarrosja.Por ajo elitë e udhëheqjeve ishte në fakt kundër çdo hulumtuesi për ato të vërteta,kundër çdo studiuesi dhe historiani që do ta shkruante historinë me të vërtetat që i takon pa e anashkaluar:Çarmatosjen,Otkupin,Shpërnguljen për Turki,Ndarjen etnike të shqiptarëve nëpër ish jugorepublika sepse një Republikë e Kosovës së atëhershme do ta kishte me vete gjysmën e Maqedonisë dhe të paktën një të tretat e Serbisë dhe Malit të zi,etj.Ata ishin dhe ka ende gjallë nga ata që e dijnë fort mirë se si i filluan qysh atëherë edhe shkatërrimet e kombinateve siç ishte KNI RAMIZ SADIKU,fabrikat si AMORTIZATORI,etj. vetëm se punëtorët e tyre u mobilizuan dhe demostruan rrugëve të Prishtinës dhe qyteteve tjera gjatë marsit dhe prillit të vitit 1981,me kërkesën kryesore:KOSOVA REPUBLIKË.Ata edhe me GREVËN E URISË TË MINATORËVE LEGJENDARË TË TREPÇËS ju vardisën interesave pansllaviste serbe duke iu bashkuar minatorëve dhe masës përkrahëse në Prishtinë por duke ua ndryshuar në mënyrë speciale qëllimin e tyre etnik, kërkesat, parrollat,etj.

U munduan t’i kamuflojnë deri në atë masë sa të mendonte Europa dhe Amerika se demostratat po bëheshin për ta si udhëheqje,e jo për Kosovën si shtet që duhej bërë.Këta që sot po shkruajnë ende zi e terr për UÇK-s janë të njejtit që qysh nga fillet e saj ishin aktiv kundër saj ashtu siç ishin gjatë luftës dhe pas shpërbërjes së saj.Të tillët,atdhetarët po duan t’i bëjnë kriminela e hajna pikërisht për t’i fshehur krimet dhe hajnitë e tyre.Secilin komandant zone dhe shokë të tyre i akuzuan nëpër media deri sa i bënë politikajt ndërkombëtar masha të tyre politike për t’ju ngritur Aktakuza dhe për t’i mbajtur nëpër burgje të njohura si Procese gjykimi kundër Grupit të Llapit, Drenicës, Dugagjinit, Preshevës,Shkupit, Kumanovës, Brukselit,Hagës.Përse pra nuk u organizuan Procese të tilla gjyqësore kundër këtyre dorasve prosllav për vrasjet e  demostruesve të vitit 1981-’89,për vrasjet dhe plumbat e tyre që ende janë në trupin dhe shtëpinë e Tahir Mehës,vllezërve Gërvalla,Kadri Zekës,Rexhepit,Nuhiut,Hasan Ramadanit,Afrimit,Bahriut,etj.ish ushtarëve shqiptarë në APJ,etj.?Për torturat ç’njerëzore gjatë arrestimeve,hetuesisë,vuajtjeve të dënimeve,etj.?Përse nuk hulumtohet zyrtarisht dhe paanshmërisht shuma e mjeteve të mbledhura për çlirim dhe të thuhet e vërteta por bombardohen pandalshëm vetëm inkasantët dhe shpenzuesit e Fondit VENDLINDJA THRRET.

Tek e fundit,edhe nëse ka pasur ndonjë keçpërdorim apo hajni nga ky fond që në fillim ishte vetëm fond i një organizate politiko-ushtarake por me mision çlirimtar,a do të ishte dami dhe turpi më i madh për ca anëtar të LPK-s në krahasim me damin dhe turpin e karrieristëve shqipfolësa proserbosllav të cilët dihet se na kanë vjedhur me thasë djersët dhe pasuritë tona si Kosovë,së bashku me ‘pobratimat’ e tyre pushtetmbajtës të Jugosllavisë dhe Serbisë.Gjithashtu,a do të ishte dami dhe turpi më i madh për ndonjë hajni të rrallë përbrenda Vendlindjes thrret,në krahasim me ato që të paktën thirreshin si fond zyrtar i një Qeverie të Kosovës,me emërtimin e zyrtarizuar si FONDI I 3%,e që sillej si detyrues në inkasim për 3% nga çdo pagë mërgimtari?Padyshim se juridikisht Qeveria atëherë nënkuptonte gjithë shtëpinë,e tjerat vetëm si ndonjë dritare.Pra,po e mbuloni ju veten tuaj dhe qindra hajnat nga rrjeti juaj që vodhët miliona të Fondit të 3% ,me miliona herë duke i sulmuar rradhazi një grup të vogël të V.Th. që ndoshta në De-facto më pak kanë mundur të inkasojnë këta mjete se sa ju që keni vjedhur dhe keçpërdorur hoteleve dhe pllazhave europiane dhe amerikane.

Bajuni,s’keni marrë votë nga unë dhe nuk do të merrni kurrë ju shqiptaroviçët, shqiptarçiçët, shqiptaroscët, shqiptarejshët.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …