Pas shpërthimit të Demostratave gjithëpopullore në muajt Mars dhe Prill 1981,RADIO TIRANA ishte ai radiostacion shqiptar që një pjese tonë na e ushqente shpirtin kryengritës për të drejtat tona kombëtare duke i transmetuar informacionet e saj të sakta.
Në anën tjetër,ua nxinte ditën dhe ua stërzgjaste natën armiqve serbosllav dhe kolaboracionistëve të tyre shqiptarë nëpër gjithë ish Jugosllavinë.
Si radio e tillë,mishërohej në vazhdimësi me atdhetarët e këtushëm sepse jo vetëm që emetonte të vërtetat për demostratat gjithëpopullore por edhe bëhej përkrahëse dhe zadhanëse e fuqishme për ta motivuar luftën tonë politike dhe për ta përgaditur atë ushtarake përmes transmetimit të qëndrimeve të udhëheqësit suprem të Shqipërisë,shokut Enver Hoxha dhe partisë së tij.Ajo radio na njoftonte neve për çdo përkrahje politike që na jepte ndonjë shtet europian dhe amerikan,për çdo lajm pozitiv nga ato televizione dhe gazeta.
E njoftonte gjithë botën për vrasjet që na bëheshin neve,për plagosjet,për torturat,për arrestimet,burgjet,dënimet.
Njoftonte botën për gjenocidin dhe etnocidin serbomadh ndaj nesh përgjatë historisë,për të drejtat tona të mohuara kombëtare dhe historike,etj.
Prandaj,dëgjohej nga shqiptarët liridashës kudo në Kosovë,në rrethinën tonë (madje,fshehtas edhe gjatë ish shërbimit të dhunshëm në ish APJ) dhe nëpër mbarë botën.Etj.
…….
Vitet kaluan të stërmbushura me ngjarje politike sepse atdhetarët tanë nuk ndaleshin së organizuari dhe vepruari politikisht dhe ushtarakisht përkundër shumë zbulimeve,arrestimeve,burgosjeve,dënimeve dhe atentateve në ish APJ,në Kosovë e rrethinë dhe nëpër qytete europiane.
…….
Antenat 12-e u bënë vende-vende urë lidhëse me TV SHQIPTARË.
Aty ku kishte tv pamje,kishte rini që mblidheshin nëpër ato shtëpi për ta parë Shqipërinë.
Antenat satelitore ishin sikur shpikje revolucionare enkas për ne sepse e larguan çdo mundësi që aparati shovenist shtetror serbomadh t’na i bllokonte valët.
Silleshin nga perëndimi edhe me autobusa.
…….
Shqipëria jonë përjetoi ngjarje të trishtuara gjatë ndërrimit të sistemit sundues shtetror…
Kalonte një fazë me anarki shtetërore.Gadi sa nuk ndodhi edhe ndonjë luftë e tmerrshme civile e cila i servohej nga agjenturat armiqësore të shteteve kufitare.
…….
UÇĶ-s,me fillimin e Luftës çlirimtare këtu, në mënyrë indirekte e qetësoi edhe Shqipërinë sepse vllezërit tanë atje e vendosën në rend të parë qështjen tonë.
Serbia e kishte këtu gjithë teknikën dhe përvojën ushtarake nga luftërat në Slloveni,Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë…
I kishte shërbimet informative të ushtrisë,milicisë,politikbërjes,mediat,etj.
UÇK-s, derisa e zbardhte një të vërtetë për idealin e saj,për ndonjë ngjarje apo betejë luftarake, bombardohej me qindra të pavërteta nga informacionet e shpifura serbe.
Mjerishtë,edhe ish faktori ynë i atëhershëm politik ishte shumë i përçarë.
Në gjithë këtë lamsh kur lufta po bëhej me të gjitha mjetet,na erdhi thuaja në befasi zëri i ëmbël nga RADIO KOSOVA E LIRË.
U bë shumë shpejtë për ne si Kurorë e Radio Tiranës,e TV Shqiptarë,e dhjetëra mijërave trakteve të shpërndara nga grupet tona atdhetare,e ish antenave 12-e,e saçave satelitor,e disa prej misioneve të huaja që vepronin këtu për të mirën tonë.Blenim radio dhe bateria rezervë për shtëpi,për shokët dhe familjet nëpër male sepse të gjithë donim t’ia dëgjonim jehonën e pushkëve çlirimtare.Donim që një ditë të afërme t’ua urojmë edhe fitoren.
Ajo ditë lirie erdhi.
Dhe kjo ditë e Përvjetorit të 26-të, na mbushë me dashni dhe respekt për stafin e RKL dhe TV DIELLI sepse luftërat kanë mbaruar por dashnija juaj për idealin gjithëkombëtarë,për Dëshmorë e Martirë të Ushtrive Çlirimtare, jo vetëm që nuk ka ndaluar por është përtrirë me programet e RKL,të
TV Dielli dhe me botimet tuaja.
Jetofshi me shekuj bashkë me kujtimet për luftëtarët e Ushtrive Çlirimtare.