Sot eshte dita e copetimit te Shqiperise ose DITA E TRAGJEDISE SHQIPTARE. Me 29 korrik te vitit 1913 (102 vjet me pare) i kishte perfunduar punimet Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, e cila me te drejte mund te quhet TRAGJEDIA me e madhe shqiptare… Fuqite e Medha kishin nxjerre ne tavolinen e kesaj Konference Shqiperine dhe po e benin cope-cope me bajonetat e tyre…. Tri te katertat e Shqiperise, te tokave te saj, iu dhane “peshqesh” fqinjve pushtues: Greqise, Malit te Zi, dhe Serbise se atehershme. Sot keto toka mbahen te pushtuara nga Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia sllave, e cila ne fakt eshte pjese organike e Shqiperise dhe e kombit shqiptar. Me shume se gjysma e tokave te ketyre shteteve shtriheshin dhe shtrihen edhe sot ne tokat e Shqiperise… Ribashkimi i Shqiperise ne nje shtet te vetem nuk eshte vetem enderr dhe deshire e shqiptareve, por eshte domosdoshmeri per zhvillimin dhe mireqenien e qendrueshme te popullit me te vjeter ne Evrope, popullit shqiptar… Me perpjekje, lufte e sakrifica te medha dhe me Luften e UCK-se e te mbare kombit shqiptar u cliruan afer 11000 km katrore nga Serbia…
Data e 29 korrikut 1913 do te duhej te shpallej si DITA E TRAGJEDISE SHQIPTARE. Ne kete Dite te Zeze per Shqiperine dhe per shqiptaret,, te pakten ne Tirane do te duheje qe flamuri shqiptar te uleje ne gjysmeshtize…
Ribashkimi i Shqiperise ne nje shtet te vetem (ne nje Shqiperi) eshte domosdoshmeri edhe per paqen, qendrueshmerine, zhvillimin, lirine dhe mireqenien e popujve dhe te shteteve qe mbajne te pushtuara tokat e Shqiperise… Me ribashkimin e Shqiperise dhe te popullit shqiptar ne Iliri do te “cliroheshin” edhe popujt qe mbajne te pushtuara tokat tona… Nderim dhe lavdi te gjithe atyre qe u perpoqen me pene e me pushke dhe atyre qe rane per te mos vdekur Shqiperia dhe ribashkimi i saj! Lavdi dhe nderim te gjithe atyre qe mendojne, perpiqen e luftojne per kete IDEAL madhor mbarekombetar sot e deri ne Diten e Ribashkimit te Shqiperise!!…