Gare e madhe po zhvillohet ne Kosoven shqiptare me moton: “Kush e do me shume Ameriken”! Kohe dhe hapesire e mbushur (e pushtuar) me hipokrite, zvarranike, pseudointelektuale, pseudogazetare e pseudopolitikane! Televizionet jane te sterngarkuara me prononcime, deklarata, intervista e debate te kesaj pseudogare! Te stermbushura me shkrime e komente te kesaj natyre jane edhe gazetate, portalet e rrjetet sociale! Kjo pseudogare: “kushe do Ameriken me shume e kush po do me na prish me Ameriken” eshte ulur edhe ne tavolinat e kafeneve! Kur i sheh, i degjon dhe i lexon keta pseudopolitikanet, pseudogazetaret e pseudointelektualet se si i shpjegojne marredheniet me Ameriken dhe persepektiven e ketyre marredhenieve te mbushet mendja se amerikanet kane ardhur ne Kosove, po qendrojne dhe do te qendrojne edhe ne te ardhmen vetem per syte e bukur te Hashimit dhe te suites se tij, ose vetem per syte e bukur te Isa Mustafes dhe te suites se tij, etj. Mbase edhe ata e kuptojne se Amerika nuk eshte ketu per syte e tyre te bukur, por bejne “fushate” me pseudomediet e tyre dhe me pseudointelektualet qe i mbeshtesin verberisht per te fituar kapital politik… Sepse, sipas logjikes se tyre prej matrapazesh, kush hiqet me mik me Ameriken e ka te garantuar karriken pushtetore! Dhe, kush e ka karriken pushtetore i ka edhe privilegjet dhe mundesit pa fund e pa tavan qe t’i jep ajo ne Kosoven e varfer per ta rritur kapitalin ekonomik e financiar (pasurine)… Kjo loje eshte ber dhe po behet qysh se Amerikanet per interesat dhe arsyet e tyre gjeopolitike e gjeostrategjike erdhen ne Iliri dhe, sidomos ne Kosove… Vendi, pesha dhe rendesia e Kosoves, veçanerisht, dhe e shqiptareve, pergjithesisht, eshte e nje karakteri thellesisht gjeostrategjik per Ameriken…
Emrat e politikaneve dhe te zyrtareve te Republikes se Kosoves jane si fluska sapuni ne mendjen dhe ne syte e amerikaneve, ose, e shumta si fugurat e shahut me te cilat zhvillohet loja! Kjo vlen posaçerisht kur klasa politike dhe shteterore eshte e korruptuar, e paafte dhe lehtesisht e shantazhueshme… Atehere demi eshte i dyfishte: dem Republikes se Kosoves dhe popullit te saj dhe dem interesave amerikane ne kete pjese te botes! Nje klase politike e perkushtuar dhe besnike e interesave te Kosoves, e zonja dhe e ditur do te ishte e mira e Kosoves dhe e mira e Amerikes… Keshtu siç eshte kjo klase politike nuk i duhet as Amerikes, qe eshte ne kerkim te nje klase politike serioze, te pakorruptueshme dhe te pathyeshme ne mbrojtje te interesave te Kosoves. Nuk e beson njeri qe Amerika eshte e interesuar dhe angazhuar qe Kosova t’i nenshtrohet Serbise apo te behet treg e vazale e saj! Amerika e ka dashur dhe e do Kosoven pa Serbine, te shkeputur plotesisht prej saj… Qendrimi amerikan u be i qarte edhe nga Ambasadorja e SHBA-ve ne NATO, e cila tha boterisht se “Amerika e mbeshtet ushtrine e Kosoves dhe se taksa eshte çeshtje bilaterale ndermjet dy shteteve”. A ka qendrim me te qarte se ky? Por, me kete klase politike, qe e nxjerr ne treg lirine, pavaresine, sovranitetin dhe integritetin territorial te vendit e ka patur dhe vazhdon ta kete te veshtire edhe Amerika… Por, me te veshtire do ta kete Kosova shqiptare, sepse, ne fund te fundit, Amerika do te qendroje ketu edhe per nje kohe te gjate pavaresisht sa do te jete shtet dhe pavaresisht territorit qe do te kete Republika e Kosoves…
Prandaj, ju pseudopolitikane, pseudogazetare e pseudointelektuale mbylleni fushaten hipokrite dhe ndaleni mashtrimin, se Amerika nuk largohet nga Kosova, sepse nuk ka ardhur per syte tuaj te bukur! Edhe po te ngrihen gjithe shqiptaret kunder pranise se Amerikes ne Kosove ajo nuk do te largohet njehere… Kembesori nuk ka pse i qan hallin kaloresit! Klasa politike e shteterore e Kosoves do te duhej dhe duhet te perfitoje ne maksimum nga prania amerikane per te ndertuar shtetin me sovranitet dhe me kapacitete te mjaftueshme mbrojtese… Mbrojtese nga kush? Dihet. Kosova ka dhe do te kete problem dhe rreziqe per sigurine e saj nga Serbia. Po te kete aftesi te mjaftueshme mbrojtese do te gezoj lirine, qetesine dhe paqen e do te kthej syte kah zhvillimi ekonomik, integrimet ndershqiptare e perparimi. Keshtu do te qetesoheje edhe Serbia e do te “liroheje’ nga Kosova… Keshtu do te permiresoheje shume (nje dite edhe do te zgjidheje) edhe puna e kosoves Lindore e punet tjera ne rajon… Keshtu do te mbeteshim miq edhe me amerikanet!