leoni

Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Ata që thirrën për dhunë e vandalizëm, nuk kanë si të distancohen nga dhuna

Kreret e PDSH-se dhe ata te LSI-se, ne krye me gruan e Kryetarit te Republikes(!), kishte me shume se nje muaj qe po frymezonin, nxisnin, inkurajonin dhe thirrnin militantet dhe anetaret e tyre per dhune dhe vandalizem e trazira! Ka anetare e simpatizante te ketyre partive, sidomos pjesa militante, qe ishin bindur nga kreret e tyre se me 16 shkurt do te binte Qeveria… prandaj, o burra ne Tirane, qe te jemi pjese e “historise”! Por, protesta e sotme vertetoi se repartet e kriminalizuara dhe vandaliste te PDSH-se berishiane ishin reduktuar ne 30-40 veta. Madje, ata qe goditnin me guret qe shkuleshin ne bulevard nga nje burre ne te pesedhjetate(!), nuk ishin me shume se dhjete veta. Ndersa ata qe kishin koktej-molotov dhe e hidhnin drejt Kryeministrise per ta djegur s’ishin me shume se 2-3 veta. Flaket e para te ketyre koktej-molotoveve i entuziazmuan kreret e opozites, sidomos ata te PDSH-se, sepse Monika dukej e trembur! Luli dhe Berisha ferkonin duart: prisnin reagimet e dhuneshme te policise se shtetit dhe forcave speciale… “me e mira, sipas tyre, do te ishte vrasja e disa protestuesve te padhimbshem”! Kjo do t’i gezonte me shume, sepse vetem keshtu qytetaret e denj te vendit do te revoltoheshin, kurse bandate e tyre do te egersoheshin per dhune e vandalizem! Kjo do ta gezonte pa mase edhe Beogradin (sidomos) dhe qendrate tjera antishqiptare! Per fatin e qytetareve protestuese dhe te shtetit policia edhe pas zjarrit qe u hodhe, edhe pas vandalizimit te Kryeministrise nuk perdori forcen dhe dhunen ndaj atyre pak vandalisteve qe i kishin mbetur besnike dyshes vrasese: Berisha-Luli! Fatbardhesi ishte edhe fakti qe protestuesit nuk iu bashkuan grupit vandaliste te stervitur dhe pergatitur nga kreret e PDSH-se. Sado qe grupi vandaliste i ftonte vazhdimisht t’u bashkoheshin protestuesit nuk u bashkuan me ta. Ky ishte mesazh i qarte per kreret e PDSH-se: “nuk mbeshtesim dhunen dhe vandalizmin”, i thoshin Lulezim Berishes anetaret dhe simpatizantet e tij… Ky ishte mesazh i qarte edhe per “banden” e uzurpatoreve te “unazes se re”, qe ishin stervitur gati tre muaj per dhune e vandalizem nga dyshja vrasese: Berisha-Basha… Kjo ishte per t’u pershendetur.

Frymezuesi dhe themeluesi i demoanarkovandalizmit ne Republiken e Shqiperise, Sali Berisha, u thoshte medieve se “Rama ka ikur nga zyra e tij. Ai nuk eshte burre, sepse po te ishte burre do te qendronte aty… ai nuk ka guxim te qendroje ne zyren e tij. Ne do ta zeme e do ta terheqim zvarre per dy kembesh dhe ta hedhim ne Lane”! Sipas kutit te tij primitiv e gjaksor, burreri eshte te qendrosh ne zyre (a thua se Kryeministria eshte prone private e Kryeministrit!) dhe te guxosh te vrasesh qytetaret e vendit tende, siç i vrau ai me Lulezim Bashen mu ne bulevard ne masakren e 21 janarit! Kurse imituesi dhe bashkevrasesi i tij, Lulezim Basha, akuzonte policine si “shkaktare te dhunes”!…

Entuziazmi qe ngjallen flaket e koktejit molotov dhe pastaj vandalizimi i Kryeministrise te kreret e PDSH-se, qe po ferkonin duart per nje dhune dhe masaker te madhe, u shua shpejte… Kreret dhe ideatoret e dhunes dhe te vandalizmit u deshpruan kur kuptuan qe repartet e dikurshme te dhunes ishin reduktuar ne 30-40 veta dhe se ishin krejt te pafuqishme per te shkaktuar dhunen, vandalizmin dhe masakren qe prisnin keta! Kjo lexohej ne fytyrat e tyre lehtesisht nga secili qe ndiqte ndryshimin ne fytyrat e tyre.

SHBA-te, Britania e Madhe, BE-ja dhe OSBE-ja bene thirrje dhe kerkuan “distancim te partive nga dhuna, te respektohet ligji, te mos demtohet prona, te ndalohet dhuna”… Por, kreret dhe ideatoret e dhunes, te fshehur ne turmen e qytetareve te pakenaqur dhe te rrethuar me truproja kokerruar, jo qe nuk distancoheshin nga dhuna dhe vandalizmi, por nxisnin grupin vandalist te sulmonte “vale-vale”, siç do te shpreheje njeri nga frymezuesit konstant te dhunes dhe vandalizmit permese ekranit televiziv, Artur Zheji! Nxitja e sulmeve “vale-vale” beheje me shprese se do te gjenin mbeshtetje nga protestuesit per te shkaterruar e djegur ç’t’u dilte para! Vetem kur e pane se po mbeteshin te vetem ne bulevard, kreret e PDSH-se moren “vendim” te perfundoheje protesta qe ne fakt ishte ne te perfunduar nga vete protestuesit qe po shperndaheshin per t’u distancuar nga dhuna dhe vandalizmi…

Distancim nga dhuna dhe vandalizmi nuk pati as deri ne kete ore nga frymezuesit, organizatoret dhe skenaristet: Berisha-Basha-Monika! Gruaja e Ilir Metes, pasi e kishte marre veten nga frika qe e pushtoi nga flaket dhe vandalizmi i nje grupi te PDSH-se, kercenoi nga selia e saj se nuk do ta lejojme Ramen te futet me ne zyren e tij! Ne fakt, do te duheje te ishte e kunderta: anetaret dhe strukturate e LSI-se nuk do te duheje ta lejonin Moniken te kthehej me ne zyren e saj ne parti, pas deklarates se: “o rrezojme Ramen me 16 shkurt, o japim doreheqje”! I vetmi nga ky grup qe u “distancua” nga dhuna dhe vandalizmi, edhe nga gruaja e tij, ishte Ilir Meta, Kryetar i Republikes-burri i Monikes… Nga halli apo nga ndergjegjia shteterore, deklarata e Metes ne fejsbuk kunder dhunes eshte per t’u pershendetur.

Duket qe nuk ishin te paket edhe keta “politikanet”, “shtetaret” e ‘mediet” ne Prishtine qe, per turpin e tyre, po ferkonin duart! Kam shprese dhe besim se, pavaresisht kush do te qeverise e kush do te jete me emer Kryeminister, Republika e Shqiperise dhe kombi shqiptar do t’i deshprojne armiqte dhe “simpatizantet” e tyre… Ne Republiken e Shqiperise, jo vetem ne kete mandat, por edhe ne mandatet tjera qeverisese (nga e majta apo e djathta) do te kete shume arsye per te protestuar e per te bere presion mbi qeverisjen dhe qeveritaret… protesta eshte e drejte demokratike dhe qytetare, eshte e drejte e garantuar me Kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Shqiperise… Por, kjo e drejte e garantuar nuk i jep askujt te drejte qe te dhunoje, vandalizoje e djeg Republiken e Shqiperise, shtetin AMË te kombit shqiptar dhe te shqiptareve ne bote. Protesta e sotme deshmoi se kete te drejte e kane kuptuar me se miri qytetaret (militante, anetare e simpatizante te PDSH-se), qe mbajten qendrim civilizues dhe u distancuan qarte nga dhuna, zjarri dhe vandalizmi… Sot, secili shqiptar eshte ndjere krenar me forcate e rendit dhe te sigurise po aq sa me bashkekombesit tane, qytetaret opozitare…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …