Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: DITË E ZEZË PËR DREJTËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ne Kosove dhe per popullin e saj shqiptar drejtesia historikisht ishte e zeze. Ajo nuk ishte me pak e zeze edhe ne kohen qe ajo gjykonte “ne emer te popullit”! Burgjet anembane Jugoserbise sikur ishin ndertuar per te “banuar” shqiptaret ne to! Rreth 90 % e te denuarve ne keto burgje ishin shqiptare dhe burgoseshin me arsyen fundamentale se ishin shqiptare!

Me Luften Çlirimtare te UÇK-se dhe te kombit shqiptar per Kosoven deshira, shpresa dhe pritja, qe ne Kosove dhe per popullin e saj shqiptar, te vendoset dhe te sundoje drejtesia ishte legjitime… Vendosja e UNMIK-ut dhe aleanca me te e klases se vjeter politike dhe e kesaj te rese sikur i thonin popullit shqiptar qe “te mos i gezoheje teper lirise e drejtesise ne Kosoven e tij”! Iluzionet per lirine dhe drejtesine e shumepritur u rrokullisen diten kur nisi “gjuetia e shtrigave”: persekutimi, arrestimi dhe denimi i luftetareve te lirise, nga njera ane, dhe rehabilitimi i plote, privilegjimi dhe shperblimi i te gjithe atyre qe kishin bashkepunuar dhe kishin qene jatak i bute i pushtueseve jugoserbe, ne anen tjeter!

Shpallja e Pavaresise e riktheu shpresen bashke me iluzionin per nje Republike te drejte me qytetaret e saj, per nje Republike ku do te sundonte ligji dhe e drejta pa dallim e barabarsisht… Nuk vonoi te kuptohet se ata qe e kishin kapur shtetin e sapokrijuar ishin te lidhur si “mishi me thoin” me ata qe kishin bere projektin e nje “Kosove multietnike” (joshqiptare!!)! Keta pa ata nuk mund te qendronin ne fronin e tyre, por as ata pa keta nuk mund ta shtynin projektin “multietnik” te nje Kosove, nese jo brenda Serbise, me nje prani serbe ne Kosove! Por, qe te arrihej kjo duhej goditej çdo figure, grupim, ide, simbolike a shfaqje e shqiptarizmes! I gjithe elementi dhe e gjithe klasa (kolona e peste) kolabiracioniste ishte vendosur ne pozita kyqe te sistemit politik e te institucioneve shteterore… Kjo shtrese tradicionalisht instrument i pushtuesit kishte kapur edhe ekonomine, partite, OJQ-te, mediet e gjithe jeten publike!! Aleat i sigurte dhe “lavatriqe” e tyre u be nje grup qe kishte kapur majat e LPK-UÇK-se me puç! Keta, per ta mbajtur pushtetin, per t’u pasuruar dhe per te fituar “lavdine” e munguar ne raport me te kaluaren e tyre dhe njerezit e saj tregoheshin me te eger se vete klasa e vjeter kolaboracioniste!…

Egersia e tyre u shperfaq me gjithe permasen e saj manipulative dhe kercenuese edhe ne rastin e procesit dhe gjykimit te organizates fantome (te sajuar fund e krye ne zyrate e erreta te partive politike), “Syri i popullit”! Kjo ishte maskarada me e turpshme e ketyre kapsve te shtetit dhe te drejtesise se “huazuar” nga “drejtesia” qe gjykonte “ne emer te popullit” dhe e ndertuar me te njejtit gjykates e prokurore qe na ndiqnin, na akuzonin e na denonin me ate “drejtesi” pse kerkonim te drejta, drejtesi e Republike per popullin tone… Jane keta qe i ndoqen, i akuzuan dhe i denuan qindra luftetare e atdhetare pas Luftes! Jane keta qe mblodhen “prova” e “fakte” (bashke me Serbine) per atdhetaret e luftetaret e i derguan ne Gjykaten e Prokurorine Speciale, qe e themeluan ne “bashkepunim”, ne Kuvendin e Republikes, per t’ia ulur koken dhe pazarin Kosoves dhe çeshtjes shqiptare!…

Ky ishte nje proces dhe gjykim shembullor i tipit te nje drejtesie represive, qe terrorizon qytetaret e saj besnike te idealeve dhe vlerave kombetare, demokratike, evropiane e republikane! Aktgjykimi qe u lexua aty do te jete material perfekt per skenarin e nje filmi qe do te ishte shembull per boten demokratike se si dhe deri ne ç’shkalle mund te shperdorohet dhe dhunohet drejtesia dhe se deri ne ç’shkalle mund te dhunohen e terrorizohen lirite dhe te drejtate fundamentale te njeriut nga shteti i shumefish i kapur e autoritar… Ky proces dhe ky aktgjykim do te zene vend ne faqet e librave te drejtesise si faqet me te zeza te Republikes se Kosoves. Aktgjykimi kunder Sadri Ramabajes, Behgjet Luzhes e grupit provoi se kjo “drejtesi” e ka vendin ne çmendine, prapa shtate drynave… Sadri Ramabaja u denua me pese vite burg me qellim qe te mos liroheje dhe mbroheje ne liri nga terrorizmi i kesaj “drejtesie”! Ai u denua pse foli e pse shkroi kunder deformimeve dhe degjenerimit te sistemit pilitik e te institucioneve shteterore e publike! Ai u denua per t’i bere qejfin edhe titisteve te vjeter kolaboracioniste e erdoanisteve te rinj fundamentaliste! Por, mbajeni mend: kjo ishte dite e zeze per drejtesine e Kosoves e jo per ata qe u denuan nga kjo e zeze drejtesi! Ky proces i imagjinuar, i montuar dhe i sajuar jashte mendjes dhe kokes se atyre qe u denuan do te duhej te prekte ndergjegjien qytetare e republikane te secilit shqiptar!…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …