Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Propozimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për unitet kombëtar ka trazuar mendjet e robëruara

Ne Kosoven shqiptare, me sakte, ne Kosoven e Shqiperise me shqiptaret bashkejetojne edhe minjte e xhirizave jugoallave, te cilet sahere permendet Tirana, Republika e Shqiperise, Shqiperia dhe bashkimi i kombit trazohen dhe nisin te reagojne sa per te na e kujtuar se akoma jane ketu, midis nesh…

Sot, ne Kuvendin e Republikes se Kosoves (shteti i dyte shqiptar ne Shqiperi), Kryeministri shqiptar propozoi qe ne nje te ardhme jo te larget dy shtetet e Shqiperise do te duheje te kishin Kryetarin e perbashket, te unifikonin politiken e jashtme, ate te sigurise, etj. Kjo, tha ai, sot duket enderr por, nje dite do te behet realitet… Mjaftoi kjo “enderr” e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, qe te trazohen minjte e xhirizave jugosllave! Perfaqesuesit me te denje te ketyre minjve te xhirizit nxituan te shkruajne ne portalet e tyre jugonostalgjike se “te perbashket mund ta kemi vetem burgun ku do t’i burgosnim patriotet” (atdhetaret shqiptare!). Hiç nuk u çudita nga shkrimet dhe reagimet e tyre te kesaj natyre, sepse qe ne rinine time kam kuptuar se keta minjte e xhirizave jugosllave edhe enderrat do t’ua burgosnin shqiptareve sikur te kishin pak pushtet! Jane te njejtit, ose pjelle e tyre, qe kerkonin dhe perpiqeshin pa zgjedhur menyre e mjete, ne bashkepunim te ngushte me Jugoserbine, qe te na e vrisnin enderren per liri, per Republike e per (ri)bashkim me shtetin tone shqiptar, me Tiranen! Por, u shkoi mundi kot! Sepse ne te perbashket kemi Shqiperine, kemi kombe Flamur, kurse keta minjte do mbeten per jete banore te xhirizave te huaj.

Neve na ndoqen, na arrestuan, na torturuan, na denuan me shume vite burg, na vrane e na debuan, por enderra per Republike e per pavaresi nga Serbia u be realitet! Kete realitet minjte e xhirizave jugosllave po perpiqen ta permbysin dhe pavaresine nga Serbia ta shnderrojne ne pavaresi nga Republika e Shqiperise!! Gje qe nuk mund te behet! Prandaj, “enderra”-propozimi i Edi Rames do te behet realitet dhe nuk mund ta pengojne minjte e xhirizave jugosllave, sepse kjo eshte “enderr”, perkushtim dhe perpjekje e pandalshme e nje kombi dhe e nje Shqiperie te copetuar ne gjashte shtete ne Iliri (Ballkan).

Xhevat Bislimi: Ditë feste apo ditë proteste?

 

Gati 19 vite pas çlirimit te Kosoves, sot, ne dhjete vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves, shqiptaret jane para dilemes se madhe: te festojne apo te protestojne? Liria e fituar me shume mund, perpjekje, gjak e sakrifica nga LPK-UCK-ja dhe kombi shqiptar erdhi duke u rrudhur nga nje klase politike kolaboracioniste dhe e papjekur… Sot, me te drejte pyet cdo shqiptar: Per cka te festojme? Te festojme qe lufta e LPK-UCK-se per clirimin dhe bashkimin e tokave te pushtuara te Shqiperise (Betimi i UCK-se) perfundoi nga klasa politike ne nje Kosove gjysme te lire e gjysme te pavarur?! Te festojme qe kjo klase e tredhur politike ka krijuar dhjete komuna “serbe” dhe dhjetra zona te mbrojtura e ekstraterritoriale “serbe” ne Kosoven e Shqiperise?!

Te festojme ndarjen e Mitrovices dhe te festojme qe edhe 19 vite pas clirimit te Kosoves shqiptaret tane nuk mund ta kalojne UREN e Ibrit qe ndodhet 50 km brenda kufirit?! Te festojme qe kjo klase politike, nen cadren e pranise nderkombetare, i beri rrush e kumbulla pasurite e Kosoves?! Te festojme qe kjo klase politike (LDK-PDK-AAK) ka mbi dhjete vite qe e ka nxjerr Kosoven dhe interesat e saj ne tregun e pazarlleqeve me Serbine ne dem tonin?! Te festojme qe kjo klase politike me te afert e ka ber Serbine se shtetin tone, Republiken e Shqiperise?!

Te festojme qe kjo klase politike, edhe pas opinionit te Gjykates Nderkombetare per shpalljen e pavaresise, i ka vene pavaresise sone FUSNOTEN?! Te festojme qe kjo klase politike, ne bashkepunim te ngushte me pranine nderkombetare (UNMIK-EULEX) dhe me Serbine i ka ndjekur, arrestuar e denuar me shume vite burg qindra luftetare dhe komandante te UCK-se?!

Te festojme qe kjo klase politike e tredhur ia ka mohuar Kosoves shqiptare Flamurin e saj kuq e zi dhe i ka imponuar nje nje lecke multietnike ala Bosnje?! Te festojme qe kjo klase politike, ne bashkepunim te ngushte me pranine nderkombetare dhe me Serbine, edhe 19 vite pas Luftes Clirimtare nuk kane lejuar te nxirret nje ligj per mbrojtjen e Luftes se UCK-se dhe te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves? Te festojme qe kjo klase e mjere politike ka themeluar edhe Gjykate Speciale per denimin e Luftes Clirimtare te LPK-UCK-se dhe te kombit tone?!

Te festojme qe Kosova eshte shnderruar ne “djep” turko-arab ne emer te fese?! Te festojme qe Kosova eshte mbjellur ne xhamia e minare turko-arabe (mbi 1 000 xhami te ndertuara pas lufte nga Turqia dhe vendet arabe si ne toke te shkrete)?! Te festojme qe kjo klase politike ka nenshkruar ne Bruksel marreveshje me Serbine per themelimin e Bashkesise se komunave “serbe”, per ndarjen e sistemit te drejtesise, per ndarjen e policise, te territorit, te arsimit, te shendetesise dhe te cdo gjeje me pakicen serbe (5%!) ose me sakte me Serbine?!

Te festojme qe Kosova 18 vite pas shperberjes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves edhe sot eshte pa ushtri dhe pa mundesi mbrojtjeje nga bijte e saj ushtare?! Te festojme per liberalizimin e vizave qe po blihet duke ia falur mbi 8 000 hektare toke Malit te Zi?! Te festojme qe mbi 2 000 hektare toke ia kemi falur Maqedonise me nje marreveshje qe kishte ber Serbia ne emer te Kosoves?! Te festojme qe lumenjte, prroskat dhe arate e lendinate e pasterta e te bukura te Kosoves i kemi kthyer ne depo mbeturinash-plehrash?!

Te festojme qe te semuret tane duhet te kerkojne sherim ne dyert e spitaleve te Maqedonise, ne Beograd e ne Turqi, sepse s’kane ku te sherohen ne Kosove (ata qe s’kane para vdesin!)?! Te festojme qe edhe universitetet i kemi kthyer ne nivel te shkollave te mesme dhe ne fabrika per prerjen e diplomave?! Te festojme qe per fajin e kesaj klase politike jane shperngulur me shume shqiptare pas lufte se sa para lufte?! Te festojme qe Kosova, per fajin e kesaj klase politike (LDK-PDK-AAK), sot eshte vendi me i korruptuar dhe kriminalizuar?! Te festojme qe shkollat tona sot jane kthyer ne vende per shperndarjen dhe perdorimin e drogave?! Te festojme qe arti, kultura dhe shkenca kane degraduar me shume se kurre?!! Te festojme qe per fajin e kesaj qeverisjeje skandaloze jane shkaterruar pyjet, po degradohet e zihet toka e bukes, kurse qytetet jane kthyer ne xhungla betoni?!, etj.

 Te gjitha keto e shume tjera jane arsye madhore qe kjo dite te jete dite proteste e jo dite feste! Keshtu eshte kuptuar edhe nga populli shqiptar i Kosoves, i cili nuk po e perjeton si dite feste dhe po proteston ne menyren e tij, duke “bojkotuar” festen! Festa po mbahet vetem per matrapazet e pushtetit, profiteret e luftes e te pasluftes dhe per jugokosovaret qe po perjargen nga perfitimet, pasurite, pozitate dhe privilegjet qe kane uzurpuar! Por, edhe fundi i tyre eshte i pashmangshem, ashtu si edhe Dita e shqiptareve dhe e Shqiperise po afron… Atehere dhe vetem atehere do te kete arsye te festoje e te gezoje cdo shqiptar ne Iliri dhe kudo ne bote…

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …