leoni

Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: E drejta për të mbrojtur jetën, shtëpinë, familjen, pronën e Atdheun është e shenjtë

E drejta për të mbrojtur jetën, shtëpinë, familjen, pronën e Atdheun është e shenjtë, është e drejtë e njohur, e pranuar dhe e garantuar me të gjitha konventatë ndërkombëtare. Mirëpo, ne shqiptarët gati gjithmonë kemi qenë të privuar nga kjo e drejtë themelore, e drejtë mbi të drejtatë tjera. Popull dhe vend i copëtuar ndërmjet shumë shtetesh shoviniste fqinje, popull kryesisht i pushtuar dhe pa mundësi për t’u mbrojtur nga ata që kërkonin vdekjen tonë… Edhe pas themelimit të shtetit shqiptar dy të tretatë e Shqipërisë mbetën nën pushtimin e shteteve pushtuese fqinje. Jeta e shqiptarit në këto shtete pushtuese nuk vlente më shumë se çmimi i një fisheku-plumbi! Edhe familja, shtëpia dhe prona e shqiptarit ishin tërësisht në mëshirën e shteteve pushtuese dhe barbarisë së tyre.

Lufta e fundit shqiptaro – serbe për Kosovën e Shqipërisë tregoi më së miri se çfarë ishin në gjendje të bënin pushtuesit serbë dhe shteti i tyre terrorist… Nuk u kursyen as fëmijët, gratë, pleqtë dhe civilët e pambrojtur e duarthatë. U vranë, u masakruan barbarisht, u dogjën për së gjalli, u dhunuan gra e vajza dhe u shkatërruan dhe u dogjën shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve pa dallim! Ky shtet edhe pas dëbimit nga Kosova shqiptare nuk po heq dorë nga qëllimet e tija për ta ripushtuar Kosovën ose një pjesë të saj… Serbia po armatoset dhe po modernizon ushtrinë e saj me armët e kohës. Ajo është përfshirë nga ethet e militarizimit të vendit. Kjo nuk do të duhejë ta habiste asnjë shqiptar. Pretendimet për ripushtimin e Kosovës ajo po i shpreh hapur dhe pa ekuivoke.

Ajo që habit është qeveria dhe institucionet tjera shtetërore në Kosovë! Pothuaj se nuk është bër asnjë përpjekje për forcimin e mbrojtjes së vendit! Edhe pas 19 vitesh të çlirimit Kosova nuk e ka ushtrinë e saj! Qeveritë e Kosovës nuk kanë qenë të zonjat ose nuk kanë çarë kokën as për forcimin dhe përmirësimin e sistemit ekzistues të sigurisë! U dashtë të vinte i dërguari amerikan që ta “kuptonin” se ushtria dhe mbrojtja për një shtet është detyrē e parë! “Askush nuk mund t’i vë  veto krijimit të ushtrisë në Kosovë”, deklaroi botërisht i dërguari amerikan në Prishtinë dhe në Beograd. Kjo deklaratë ka ngjallur reagimet e Beogradit e të Moskës! Këto dy qendra po thonë se “krijimi i ushtrisë së Kosovëns do ta destabilizonte rajonin”! Që i bie se populli i Kosovës duhet të mbetet i privuar nga e drejta për t’u mbrojtur nga shteti terrorist serb që e kërcënon përditë me rikthim! Populli i Kosovës duhet të qëndrojë duarlidhur dhe qafështrirë për thikat dhe bajonetat fashiste serbe!

Prandaj, që të mos (ri)përsëritet historia tragjike e masakrave dhe gjenocidit serb qeveria e Kosovës duhet menjelëherë të përgatis një projektligj për të drejtën e posedimit të armës luftarake dhe ta dergojë në Kuvend për miratim… Ky ligj duhet të mundësojë dhe detyroj çdo qytetar të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare që të ketë një armë luftarake në shtëpi… Kjo armë duhet të jepet nga shteti dhe mund të përdoret nga poseduesi vetëm në rast se sulmohet Kosova nga jashtë (kuptohet nga Serbia, e cila edhe po kërcënohet vazhdimisht). Sigurisht që shteti do të duhej të merr përsipër edhe stërvitjen e çdo qytetari (djalë e vajzë, grua e burrë) të aftë për armë (të ketë njohuritë dhe përgatitjen elementare për armët dhe luftën)… Ky ligj dhe kjo masë mbrojtëse besoj që do të fitonte përkrahjen e të gjitha partive politike shqiptare dhe të pakicave… Edhe nëse një ditë krijohet ushtria, populli i Kosovës nuk duhet të privohet nga kjo e drejtë e armbajtjes në shtëpi për të mbrojtur jetën, familjen, pronën shtëpinë e Atdheun. Aftësimi dhe përgatitja për mbrojtje i shërben shumë paqes dhe stabilitetit, duke ulur rrezikun e ndonjë aventure gjakderdhëse të Serbisë…

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …