Lajmi qe “sundoi” keto dite mbi lajmet tjera, edhe sot, ishte Gjykata Speciale per ta denuar Luften clirimtare te LPK-UCK-se dhe te mbare kombit shqiptar per lirine e njeres prej krahinave te pushtuara te Shqiperise, Kosoves!! Ishte inicuar dhe kerkuar nga Rusi-Serbia, po financohet nga Bashkimi Evropian kjo Gjykate teresisht politike dhe antishqiptare (nje instrument i ri per ta “disiplinuar” klasen politike te Prishtines dhe per ta “kosovarizuar”-deshqiptarizuar Kosoven…), qeveria e Ise_hashimit (me heret e Hashim-Pacollit) e ka pranuar, ndersa Kuvendziu i Republikes e ka votuar, sepse themelimi i kesa gjykate “SPECIALE” (vetem per shqiptaret) ishte i paprecedan (unik) dhe nuk kishte baze ne asnje norme nderkombetare!! Legalitetin dhe “legjitimitetin” e vetem e mori nga Kuvendziu dhe nga Qeverizeza e Kosoves!! Angazhim dhe ndihme te pakursyer per t’i ndricuar “krimet” ndaj serbeve ne Kosove ka ofruar me nje entuziazem te pashembullte, vrastarja me e madhe e shqiptareve te vilajetit te Kosoves (jo vetem te kesaj Kosove), Serbia neofashiste e shesheleve!!
Keshtu mori forme dhe po merr avash-avash edhe permbajtje TRESHJA: Serbi-BE-Qeverizeza e Ise-Hashimit per denimin e LPK-UCK-se dhe te luftes se kombit shqiptar per clirimin e Kosoves!! Jugokosovaret ka vite qe nuk i kam pare me ne qejf!! Mbaj mend se ne qejf dhe te hareshem, si tash, i kam pas pa ne kohen e ofenzives se madhe ushtarako-policore te Serbise kunder LPK-UCK-se ne veren e vitit 1998!! Nuk e din qe nuk fitojne gje hajvanat, duke miratuar dhe legalizuar nje Gjykate Speciale qe do te denonte dhe “njolloste” Luften Clirimtare, vendin e tyre… Nje cope m… (me nder me thene!) kane per te fituar!! Por, demet per Kosoven shqiptare dhe per te ardhmen e saj do te jene te medha!! Te bashkohesh me vrastaren me te madhe te bashkekombeseve tu, me shkaterrimtaren me te madhe te pasurise se bashkekombesve tu (me Serbine) dhe te bashkohesh me ato shtete qe jane pergjegjese-fajtore per copetimin e Shqiperise tende, duhet te kesh “KURAJO” prej hajvani!!
Po te ishte per t’i denuar per korrupcion, shperdorim, pasurim te paligjshem, demtim te interesave kombetare dhe publike pas luftes nuk do te beheje Gjykate Speciale, sepse “special” ishte edhe misioni i UNMIK-ut edhe ky i UNMIK-EULEX-it!! Por, jo. Keto misione “speciale” nuk e luftuan korrupcionin dhe krimin e organizuar, por e ujiten ate me qellim qe ta copetojne me lehte (ta kantonizojne) Kosoven perbrenda, duke krijuar nje entitet serb (me 5%) me mbi 30% te tokes tone!! Ndersa, Lugina e Presheves as nuk permendet si ceshtje e pazgjidhur!! Ajo kuptohet si nje ceshtje e mbyllur per klasen politike te Prishtines, e cila angazhimin e pare dhe te fundit e ka “akomodimin” e interesave te Serbise ne Kosove!! U harruan edhe gjenocidi dhe holokausti serb ne Kosove!! Ata qe do te duheje te kembengulnin dhe te ngritnin zerin deri ne kup te qiellit per t’i denuar krimet e Serbise (shtet me te gjitha institucionet dhe hallkat e vendimmarrjes e te komandimit…) ndaj bashkekombasve te tyre, kreret e partive dhe te institucioneve tona bashkohen me Serbine dhe miqte e saj per te themeluar Gjykate Speciale per denimin e “krimeve” ndaj serbeve!! O, toke qe nuk hapesh e me i perbi keta faqezi!!