Po duket ashiqare që ringritja dhe rindërtimi e konsolidimi i shtetit shqiptar (Republikës së Shqipërisë) po u pengon fort armiqve tanë (pushtuesve te dy te tretave te Shqiperisë) dhe aleateve te tyre… Ringritja e shtetit shqiptar dhe konsolidimi i tij do te thotë edhe ringritje dhe konsolidim e fuqizim i kombit shqiptar ne Iliri (Ballkan). E kush e di kete te vertete me mire se fqinjët tanë shoviniste dhe aleatet e tyre, sidomos Rusia? Prandaj, i aktivizuan miqtë dhe agjentet e tyre ne Tirane dhe u dhanë porosi-urdhër te prerë:
O sot, o kurrë!
Mos lejoni stabilizimin dhe konsolidimin e Republikes se Shqiperise, u thone padronet! Jane te njejtet aktore demo-anarko-vandaliste te viteve te nentedhjeta. Jane po ata (me emer e mbiemer) qe morën persiper rrënimin dhe djegien e Republikës së Shqiperise ne vitin 1990 e me vone pikërisht ne kohen kur Jugoserbia e Miloshevicve po rrenonte ato pak liri e te drejta qe kishin fituar shqiptaret e pushtuar me shume mund, gjak e sakrifica nga Jugoserbia e Tito-Rankovicit!
Jane po keta bastarde qe ne vitin 1997-1998 moren persiper (sipas porosive te Beogradit) rirrenimin dhe ridjegien e Republikes se Shqiperise ne kohen qe Serbia kishte planifikuar dhe kishte ndermarre ofenziven per djegien dhe shfarosjen e qenies shqiptare ne Kosove!
Jane po keta, te njejtit, qe sot, kur Republika e Kosoves dhe sovraniteti i saj eshte rrezikuar seriozisht nga Serbia dhe bashkepunetoret e saj ne Prishtine, kur pozita e shqiptareve ne Maqedonine e tyre eshte e veshtire dhe me shume pikepyetje dhe kur shqiptaret e Lugines se Presheves jane me te rrezikuar se kurre (pa harruar Camerine e shqiptaret ne Malin e Zi) jane ngujuar ne cadren e turpit (per te qesh e per te qare) dhe po kembengulin ta destabilizojne Republiken e Shqiperise-shpresen dhe mburojen e kombit shqiptar! Jane te njejtit demoanarkovandaliste qe me deshiren me te madhe do t’i vinin zjarrin dhe do ta benin shkrumb e hi Republiken e Shqiperise dhe ceshtjen shqiptare ne Iliri (Ballkan)!
Ky “projekt” antikombetar ka gjetur perkrahje edhe te “jugokosovaret”, te cilet po ferkojne duart nga gezimi dhe kenaqesia qe u jep cdo situate e rende-destabilizuese ne Tirane! Jane po kjo fare e keqe qe nuk ndalojne per asnje cast se vjelluri helm per Nenen e tyre! Jane po keta bastarde qe nuk ndalojne asnje cast te vetem se vepruari kunder interesave jetike te kombit e te Shqiperise sone! Te ngujuar ne cadren antishqiptare, ata po maten (deshiren e kane) ta destabilizojne dhe ta djegin Republiken e Shqiperise si ne vitet e nentedhjeta! Jane po keta hyzmeqare te armiqve tane qe sollen drogen, prostitucionin, gjakmarrjen, krimin, shpernguljen-ikjen e gjysmes se popullit nga vendi!
Jane po keta sojsuze qe, pasi rrenuan, grabiten e shiten pasurite e shtetit e te vendit, e zhyten vendin ne varferi, mjerim e injorance! Jane po keta demoanarkovandaliste qe e mbollen token shqiptare me droge-kanabis dhe me kisha e xhamia te huaja! Ringritja e shtetit dhe konsolidimi i tij i tmerron keta demoanarkovandaliste, qe Republiken e Shqiperise e duan germadhe e gerdalle! Sepse, po te behet shteti keta nuk do ta kene vendin me ne Kuvendin e Republikes dhe ne pozita tjera publike, por ne biruce… Prandaj, e thash ne titull qe eshte detyre e veshtire te jesh sot Kryeminister i Republikes se Shqiperise! Por, sot, me shume se kurre, shtetit tone AME i duhet nje Kryeminister qe nuk terhiqet para kesaj kopeje ujqrish qe duan ta shqyejne Republiken e Shqiperise! Eshte koha e fundit qe te marrin fund enderrat dhe deshirat e tyre per rrenimin dhe djegien (sic e kishin djegur dy-tri here me pare) e shtetit dhe te vendit te shpreses shqiptare… Kryeministri, qeveria dhe shteti kesaj here duhet te perballen deri ne fund (ne perputhje me ligjet dhe me kushtetuten) me kete bande demoanarkovandaliste dhe duhet te fitojne jo per vete, por per te miren e kombit shqiptar dhe per inat te hasmit…