Xhevat Bislimi: Flamuri i Kosovës Shqiptare

Gëzuar shqiptare! Por, ky gëzimi ynë, mua po me duket, duhet të jetë i përmbajtur! Ne zemër gëzimin për këtë Dite Pavarësie nga Serbia, por ne mendje synimin për te punuar nate e dite për Ditën e Madhe te bashkimit te kombit ne një shtet, ne një Shqipëri, POROSI e Dëshmorëve te Atdheut, POROSI e shekujve!
Pavarësia ose shkëputja e plote nga Serbia, mos harroni, sot është objektiv dhe detyre mbi detyrat tjera për klasën politike dhe për mbare kombin! Gëzimi, urimi e festimi i pavarësisë nga Serbia nuk ka kuptim te behet me një flamur qe nuk është i kombit shqiptar, qe nuk është yni… Ai është një flamur i imponuar e kalimtar, siç është kalimtar shteti i Kosovës ne token e Shqipërisë. Kosova është shqiptare, është e Shqipërisë e ne Shqipëri, si çdo pëllëmbë tjetër e tokës shqiptare… Flamuri i Kosovës dhe i çdo shqiptari ne Iliri e kudo ne bote është FLAMURI KUQ E ZI! Prandaj, ta festojmë Pavarësinë si shkëputje nga Serbia (ende e pa siguruar plotësisht) e jo si pavarësi nga TRUNGU ynë, sepse dega pa TRUNGUN nuk qëndron… Po dua te them e do te doja ta themi gjithë njëzëri: Ta ruajmë dhe nderojmë si sytë e ballit, si jetën tone e si POROSINË e stërgjyshërve e te shekujve Flamurin tone kuqezi pa e “dyzuar” e “luluar” me ngjyrat qe nuk janë te gjakut e te trashëgimisë shqiptare! Ta dallojmë Flamurin e kombit nga flamuri politik, i imponuar e kalimtar! Ta dije bota se luftuam e përpiqemi me krejt fuqitë tona për pavarësi e shkëputje te plote nga Serbia e për bashkim me Atdheun e shtetin tone te përbashkët! Gjithmonë gëzime për Shqipërinë e për shqiptaret kudo qe janë! Gëzuar!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …