Heqja e fotografise se Kryetarit te Republikes se Kosoves nga Kryetarja e Kuvendit te Republikes, Vjosa Osmani, nga mediet u njoftua dhe u prezantua si “heqje e fotografise se Thaçit”!! Vendosja dhe perdorimi i fotografise se Kryetarit te shtetit edhe ne Kosove eshte rregulluar me ligj… Vjosa Osmani dhe gjithe “partizanet” e saj do te duhej te kishin mesuar qe Kryetar i Republikes eshte Hashim Thaçi (sot), por qe Kryetari i Republikes nuk eshte Hashim Thaç!
Ne Kosoven shqiptare dhe me gjere ishte krijuar nje opinion se Vjosa Osmani ishte me e moderuar se klasa e vjeter e LDK-se me prejardhje jugokomuniste. Kete opinion dhe besim te qytetareve te liruar nga ideologjia dhe nostalgjia jugotitiste e demantoi vete Vjosa Osmani me sjelljen e saj primitive dhe kunderinstitucionaliste! Nje grua e moshes se saj dhe nje grua e arsimuar (edhe pedagoge universitare!) me qene kaq e ngarkuar me ideologji e nostalgji per te kaluaren jugotitiste eshte shqetesuese per shoqerine shqiptare ne Kosove…
Kryetarja e Kuvendit ne vend te fotografise se Kryetarit te Republikes paska vendosur fotografine e “Kryetarit Historik” te LDK-se, Ibrahim Rugova!!
Cila eshte porosia e ketij veprimi arbitrar, absurd dhe dhunues te Vjosa Osmanit? Porosia eshte sa politike po aq kundershteterore. Pse, do te pyesni ju. Sepse, Ibrahim Rugova nuk ka qene kurre dhe asnjehere Kryetar i Republikes se Kosoves-shtetit te Kosoves. Kosova u Shpalle shtet pasi kishte vdekur Ibrahim Rugova. Ai ishte kryetar i veteshpallur i nje Kosove te pushtuar dhe kryetar i nje Kosove te administruar-sunduar nga UNMIK-u (administrata e OKB-se)… Hashim Thaçi, i votuar dhe i zgjedhur edhe nga LDK-ja e Vjosa Osmanit, eshte Kryetar i Republikes se Kosoves dhe nuk ka asnje arsye dhe asnje te drejte nga askush per ta hequr fotografine e tij deri sa te jete ne ate pozite shteterore ose deri sa te ndryshohet ligji. Mund te kete shume arsye per ta shkarkuar nga ajo pozite, por asnje arsye per ta hequr fotografine deri sa e mban kete pozite… Nga “miqte” nderkombetar te Vjoses heqja e fotografise se Kryetarit te shtetit dhe vendosja e fotografise se kryetarit te partise, kryetarit te Kosoves se pushtuar dhe kryetarit te Kosoves unmikiane, Ibrahim Rugoves, mund te kuptohet si “deshire” per t’u kthyer ne Kosoven e para Shpalljes se Pavaresise… Sjellja e Vjosa Osmanit mund te kuptohet dhe “kualifikohet” me te drejte edhe si sjellje kundershteterore e kynderinstitucionale… Kjo eshte porosia dhe ky eshte kuptimi i zevendesimit te fotografise se Kryetarit te shtetit me fotografine e nje kryetari partie dhe nje kryetari te Kosoves unmikiane… Kuvendi, Qeveria dhe te gjitha institucionet shteterore duhet te mbajne qendrim dhe te garantojne ligjshmerine dhe paprekshmerine e shtetit te Kosoves… Tendencat e kthimit prapa duhet te pengohen dhe luftohen me te gjitha mjetet ligjore e shteterore. Populli shqiptar i Kosoves pret nga partite politike dhe nga institucionet e Republikes qe te angazhohen per te ecur perpara… Me koken prapa do te thyenim qafen!