Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Hashim korrigjuesi-zhurmuesi

Tashme po duket qarte qe Hashim Thaçi per te hyre ne histori ka zgjedhur rrugen me te lehte: korrigjimin e kufijve te Kosoves shqiptare (te imponuar dhunshem nga Jugoserbia) ne dem te saj! Pas korrigjimit te kufirit me Malin e Zi, ne kurriz te Kosoves (8 200 hektare toke  “dhurate” Malit te Zi), Hashim Kryetari, po ben zhurmuesin per korrigjimin e kufirit me Serbi! Ky korrigjim sigurisht qe do te behet nga Hashim-Ramush-Kadriu, por jo tash… Zhurma po behet per t’i shurdhuar e verbuar shqiptaret qe te mos shohin e te mos degjojne themelimin e entitetit territorial, politik e administrativ serb (Bashkesine e komunave serbe-minishtetin ose minen serbe me sahat!)… Per themelimin e kesaj “zajednice” dhe per statutin e statusin e saj do te bisedohet ne Bruksel e jo per “korrigjim kufijsh”! Per Kosoven Lindore, Hashimi e Isa (Rugova jo se jo) dhe kompania e tyre e sterkorruptuar dhe e kolaboracionizuar deri ne palce, nuk e kane hapur gojen dhe nuk e kane zene ne goje asnjehere ne Vjene e Bruksel dhe ne asnje qender tjeter! Keto dite komunat shqiptate nen çizmen e rende serbe po permenden sa per t’i fshehur pazaret e tyre per themelimin e Bashkesise se komunave serbe me ingerenca te nje shteti (bosnizimin e Kosoves shqiptare!)!!!

Sovraniteti i shpallur i Kosoves ka kaluar ne duart e Serbise dhe BE-se!!! Me planin e Ahtisarit ishin parapare pese komuna “serbe”… PDK-ja e Hashimit, ne koalicion dhe mirekuptim te plote me LDK-ne dhe AAK-ne, per t’i kenaqur ambiciet dhe interesate e Serbise (ne kundershtim te plote me pavaresine, lirine dhe sovranitetin e Kosoves dhe te popullit shqiptar!), i krijuan edhe pese komuna tjera “serbe” (gjithesejte 10 komuna “serbe”!) ne zemer te Kosoves shqiptare!…

Ishte dhe eshte kjo klase e tredhur politike qe, edhe pasi Gjykata Nderkombetare i dha te drejte Kosoves per shpalljen e shtetit te saj, ia vuri FUSNOTEN Republikes se Kosoves dhe i rihapi bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves!!! Kjo klase politike, ne vend se te krijonte ushtrine dhe te merrte masa per mbrojtjen e vendit, krijoi Gjykaten Speciale Nderkombetare per ta denuar Luften e kombit shqiptar per çlirimin e Kosoves… Te mos flasim per zbrazjen e Kosoves (ikjen e pandalshme te shqiptareve!) ne “bashkepunim” me Serbine!  Jane po keta matrapaze politike qe heqjen dore nga ribashkimi me shtetin tone, Republiken e Shqiperise, e quanin si “kompromisin me te dhimbshem” qe kishin bere, ne kundershtim te thelle me vullnetin e kombit shqiptar… Po keta sot po flasin per “kompromise tjera te dhimbshme”!!! Gjithe keto koncesione Serbise po i behen vetem per te shpetuar likuren e tyre te shitur me lire se çfaredo lekure tjeter…

Kjo klase politike, e perfshire teresisht ne projekte te huaja antishqiptare, eshte ber kercenim real per lirine, pavaresine, sovranitetin dhe integritetin territorial te fituara me lumenj gjaku nga kombi shqiptar. Madje, kjo klase politike eshte ber kercenim edhe per stabilitetin dhe sigurine ne rajon…. Dihet qe askush ne rajon nuk ka me shume arsye se ne per t’i “korrigjuar” kufijte e per ta prishur paqen dhe sigurine ne rajon, por jo ne demin tone, por per ta ribashkuar Shqiperine ne nje shtet te vetem…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …