Nje presion e lufte psikologjike e papare, me permasa te nje dhune masovike, ndaj popullit shqiptar dhe ndaj Kosoves se Shqiperise! Gumzhine televizionet, mbushen gazetate e po pelcasin portalet e rrjetet sociale duke ber fushate te padegjuar e te papare ne keto permasa me “ÇËSHTJEN jetike”: Kush eshte proamerikan e kush antiamerikan?! Kur t’i shtohet kesaj edhe fushata antishqiptare me moton: “jemi kosovare” e me garen: “Kush po behet me shpejt “kosovar”, tabloja e gjendjes se renduar per popullin shqiptar ne Kosove behet e plote! Secilit nga brezi im kjo fushate e sforcuar propagandistike dhe e ketij terrori psikologjik ia kujton dhunen dhe terrorin psikologjik shteteror (krahas dhunes, reprezaljeve e tortures fizike) te viteve te tetedhjeta, pas Pranveres Shqiptare te Marsit ’81! Dallimi eshte se atehere shteti jugoserb, me mbeshtetjen e plote te kolaboracionisteve krahinore, e bente DIFERENCIMIN, qe e kishte ngritur ne sistem, midis shqiptareve atdhetare, qe per “kibel” kishin Tiranen (shtetin AMË) dhe atyre qe per “kibel” kishin Beogradin (Jugoserbine), komunizmin dhe patriotizmin jugosllav! Te paret ishin pre e gjuetise se shtrigave: largoheshin nga shkolla e nga puna, leçiteshin, persekutoheshin, arrestoheshin, torturoheshin, denoheshin me shume vite burg, deboheshin nga vendi, mbyteshin ne tortura e vriteshin ne prita e ne rrethim… Keta ishin shumica, ishte populli shqiptar i Kosoves dhe viseve te saj. Te dytet, ishin strukturat krahinore e shteterore, komunistet militante jugosllave, bashkepunetoret e shumte (nga lagjja, fshati, komuna, qyteti e kryeqyteti), organet e sigurimit e institucionet e te gjitha niveleve, te mbushura me militante jugokosovare, me lojaliste e aktiviste te devotshem per kuazikauzen e “bashkim-vellazerimit”, “patriotizmit jugosllav” e per “jugosllavizem”! Keta ishin te perkdhelurit, te privilegjuarit dhe perfituesit e medhenj nga “shteti i tyre”, Jugoserbia! Keta edhe sot njihen si jugonostalgjike!
Jane keta, qe me ndihmen e grupit te patrioteve te rinj, qe pervetesuan perpjekjet e luften e LPK-UÇK-se dhe te kombit shqiptar per çlirimin e Kosoves, u katapultuan ne parti politike (gjoja te “konvertuar!”), ne administrate e institucione shteterore, ne sistemin ekonomik, ne sistemin e drejtesise e te sigurise, ne institucione kulturore e arsimore, ne medie e kudo ne jeten publike pa asnje kufizim!! Madje, keta, eksponentet kryesore te jugosllavizmit e te ideologjise jugokomuniste dhe kreret e kolaboracionizmit na shfaqen lirshem e me “krenarine e humbur” dhe na bejne propagande per idete e tyre, shtetin e tyre jugoserb dhe qendrimet e tyre “parimore” e te “drejta” te kohes se tyre pushtuese e terroriste! Ndonjeri nga ta eshte edhe ne krye te partise e te jetes politike dhe shet qe nga mengjesi e ne darke “amerikanizem”!!…
Si perfundim, jane keta “bartesit” (ne bashkepunim te ngushte me padronet e rinj e te vjeter!) e luftes speciale qe po behet ndaj Kosoves dhe popullit te saj shqiptar! E perbashketa e asaj kohe dhe e kesaj jane “bartesit” e njejte te kesaj fushate terrorizuese atehere e sot!!
Fyerje e madhe po i behet ketij populli, duke u perpjekur t’ia tjetersojne perkatsine-qenien kombetare shqiptare, nga njera ane, dhe duke ia imponuar “pozicionimin pa alternative”: ne proamerikane e ne antiamerikane, ne anen tjeter!! Zgjidh e merr! Veç ai qe je, SHQIPTAR dhe me SHQIPËRINË nuk mund te jesh! Prandaj, shumica, -shqiptaret, po heshtin, por kjo heshtje nganjehere me ngjan me heshtjen para shperthimit…
Xh. Bislimi