Kryeministri ilegjitim dhe antikushtetues, Isa Mustafa (ilegjitim dhe i dhunshem ishte edhe ne kohen e Rrahman Morines-Serbise), po vazhdon te kontribuoje ne thellimin e paragjykimeve per vrasjen e Enver Malokut dhe te disa politikanëve të tjere te LDK-se per qellime politike-partiake, sipas tyre, vetem pse mendonin ndryshe!! Ai shprehu gjithe ngazellimin dhe miratimin e tij edhe per Gjykaten Speciale!! Isa Mustafa dhe klani i tij i jugonostalgjikeve per qellimet e tyre te ulta partiake dhe antishqiptare po manipulojne edhe me ndjenjat e familjareve te tyre!! Ndricimi i ketyre vrasjeve do t’i bente mire klimes politike dhe do t’ua hiqte nga dore kete karte te shemtuar qe po e tundin per t’ua mbushur mendjen te huajve se LDK-ja ishte viktime e shqiptareve dhe jo e Serbise!! Me Serbine nuk kishte asnje problem LDK-ja!! Turp e faqja e zeze!! Ketyre deklaratave te Ise Mustafes u bene jehone edhe mediet e tij qeveritare, te cilat nuk e thane asnje fjale per Heronjte e Kombit, Rexhepin e Nuhiun!! Mor po te kujt jane keto medie?!! Apo edhe keto medie dhe padronet e tyre ishin viktima te shqiptareve, ndersa me Serbine nuk kishin asnje problem!!
Lexova nje reagim te motres se Heroit te Kombit, Afrim Zhitia, i cili bashke me Heroin Fahri Fazliun, kishte rene me arme ne dore ne Prishtine, duke luftuar me forca te shumeta policore… Sadetja, me te drejte paska pyetur Isa Mustafen: Po vrasjet e vellezerve dhe te bijve tane, qe u bene ne kohen tende, kush do t’i ndriqoje? Bijte dhe bijat me te mira te popullit shqiptar ne Kosove dhe ne viset e saj rane ne ballafaqim me Jugoserbine ne kohen qe me Jugoserbine ishte edhe Isa Mustafa dhe klasa e tij jugopolitike. Mijera te tjere vuajten vite te tera burg e tortura cnjerezore nga shteti pushtues me te cilin ishte edhe Isa Mustafa dhe klasa e tij jugopolitike. Prandaj, Isa Mustafa dhe klasa e tij jugopolitike ishin dhe jane pergjegjes dhe fajtore ose bashkefajtore per torturat, ndjekjet, vujatjet, largimin nga shkolla, nga puna dhe nga vendi, burgimin dhe vdekjen e qindra mijera shqiptareve… Gjykata Speciale (jo nga te huajte, por nga Republika e Kosoves) do te duheje per ndricimin-zbardhjen e ketyre vrasjeve, ndjekjeve, torturave, burgimeve dhe demeve tjera morale e materiale… Apo jo, bashkekombes? Une dhe shoket e mi, brezi im, te perndjekur, te denuar me shume vite burg, te torturuar, te larguar nga studimet, nga shkollat, nga puna dhe nga vendi e sidomos, shume shoke tanet, shume bije te ketij populli shqiptar u mbyten ne torture, u vrane dhe u zhduken pa nam e pa nishan ketu ne token tone dhe ne vende te huaja… E pra, une dhe shoket e mi-brezi im dhe ata me te moshuar se ne, i njohin me emer e mbiemer shumicen e atyre qe na denoncuan, te atyre qe erdhen ne shtepi e na bastisen dhe arrestuan, te atyre qe na torturuan, te atyre shqiptarezezeve qe na akuzuan e denuan me shume vite burg dhe, nuk kerkuame dhe nuk po kerkojme hakmarrje, sepse donim dhe duame lirine e Kosoves shqiptare dhe te cdo pellembe te pushtuar te Shqiperise nga fqinjet shoviniste, sepse donim dhe duame t’u hakmerremi pushtueseve dhe atyre qe vrane e masakruan kombin tone per nje shekull (pa u kthyer edhe me shume ne histori…), t’u hakmerremi atyre qe copetuan e ricopetuan tokat e Shqiperise e jo sahalepiresve te tyre shqipfoles… Ka shume shoke, bashkeveprimtare e bashkeluftetare qe u vrane ne kohen tuaj!! Ishte dhe eshte plotesisht e drejte qe pas luftes dhe sot e gjithe diten te kerkojme nga ti Isa Mustafa dhe nga kompania jote shpjegime:
Kush i vrau vellezerit Gervalla dhe Kadri Zeken?
Kush i vrau Afrim Zhitine e Fahri Fazliun?
Kush i vrau Rexhep Malen e Nuhi Berishen?
Kush i vrau Nebih e Tahir Mehen ne shtepine e tyre?
Kush i vrau qindra deshmore e heronje te kombit shqiptar?
Cili ishte roli dhe pergjegjesia juaj ne keto vrasje?
Vendimet per ndjekjen, spiunimin, denoncimin, arrestimin, torturimin, denimin dhe vrasjen e rinise, inteligjencies dhe te popullit shqiptar ishin politike dhe ato vendime i merrnit ju, klasa juaj jugotitiste…
I gjithe aparati shteteror represiv varej nga vendimet dhe orientimet e juaja politike-partiake dhe ideologjike, sepse ju ishit parti-shtet… Kjo mund te dokumentohet me dokumentet e juaja te kohes. Ketu nuk dua dhe nuk i fus te gjithe ata shqiptare qe formalisht ishin anetare te LKJ-se ose te apartit represive shteteror antishqiptar, sepse kishte te tille qe u permbajten nga veprimet kriminale antishqiptare… Pra, po t’i hapim keto “karta” do te duheje t’i hapim deri ne fund dhe te gjitha t’i dokumentojme e jo te manipulojme per qellime te uleta partiake-antishqiptare, sic po bene Isa Mustafa dhe struktura drejtuese e LDK-se dje dhe sot!! Po t’u digjeje shpirti kaq shume do te perkrahnit ligjin per pastertine e figures, por edhe hetimin dhe ndricimin deri ne fund te te gjitha rasteve! Mjaft me me keto politika dhe fushata antishqiptare! “Gjella me kripe e kripa me karar (mase)”, thote populli yne i urte.