leoni

Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Kandidat për kryetar të Republikës, apo një pykë midis shqiptarëve

Ka mjaftuar kandidatura e Blerim Rekes per Kryetar republike ne Maqedonine tone shqiptare, nga njera ane, dhe mbeshtetja qe Ali Ahmeti i ka dhene kandidatit maqedon, ne anen tjeter, qe te shperthej nje vullkan simpatish e antipatish, akuzash e kunderakuzash, lavdrimesh e sharjesh ne te shumten e rasteve absurde dhe jo pak edhe bastarde deri ne shkalle rrugaçerie!….

Se deshira e shqiptareve ishte dhe mbeti (ri)bashkimi i Shqiperise dhe i kombit shqiptar ne Iliri askush nuk e mohon. Kete ambicie mbarekombetare e dine edhe guret e sokakut. Por, eshte edhe realiteti me te cilin bashkejetojne shqiptaret e ndare ne gjashte shtete ilirike (ballkanike)! E dhimbshme, e papranueshme, antinjerezore, antishqiptare e antihistorike sa s’ka me. Breza te tere jane perpjekur, po perpiqen e do te perpiqen gjithmone per ta bere Shqiperine, te cilen jo pak e kane demtuar e gjymtuar, ne bashkepunim me te huajin, edhe nje pjese e shqiptareve (me e pa vetedije)!

Mençuria, perpjekja dhe mundi kembengules i Levizjes Kombetare pergjithesishte dhe i Levizjes Popullore te Kosoves posaçerisht krijuan Ushtrine Çlirimtare te Kosoves dhe e ben Luften qe solli lirine e Kosoves me kufijte e imponuar “autonomist”. Ishte po kjo Levizje (LPK-ja) qe krijoi UÇK-ne per lirine e Maqedonise sone shqiptare ose, me sakte, vazhdoi luften e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, e cila ishte betuar per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise…

Mirepo, fakti qe ne kete bote nuk jemi te vetem, por midis shume popujsh, kombesh e shtetesh dhe fakti qe per token e Shqiperise e te shqiptareve interesate jane shume te medha ka ber qe edhe Lufta per Kosoven me kufijte “autonomist”, edhe Lufta per Maqedonine tone shqiptare te perfundojne me marreveshje te diktuara nga Fuqite e Medha! Me nje biçim marreveshjeje, krejt te pafavorshme per shqiptaret, perfundoi edhe Lufta per Kosoven Lindore!… E cili nga shqiptaret, pavaresisht sa ka “paguar”, nuk e donte çlirimin e plote dhe bashkimin e ketyre tokave te pushtuara me TRUNGUN e tyre? Toka te Shqiperise dhe Shqiperi eshte edhe me shume se gjysma e Malit te Zi, por edhe e Greqise!…

Po kthehemi te Maqedonia shqiptare dhe zgjedhjet per Kryetar… Lufta per çlirimin e tokave te pushtuara shqiptare ne kete shtet (dikur republike federative e Jugoserbise) perfundoi me marreveshjen e Ohrit, e cila edhe u be “baza” e pozites se re te popullit shqiptar ne kete Republike!… E papranueshme sa te duash. Kjo marreveshje nuk garantonte as pozite te barabarte te popullit shqiptar me ate maqedon! Mirepo, nese nuk duame te jemi nihiliste, kjo marreveshje e levizi nga vendi poziten e popullit shqiptar… Qe nga nenshkrimi i kesaj marreveshjeje permiresimi i pozites se popullit shqiptar, me gjithe kundershtimin e qarqeve shteterore shoviniste, ishte i vazhdueshem. Erdhi puna qe edhe Kryetar i Kuvendit te Republikes te zgjedhet shqiptari T. Gjaferi. “Pune e madhe”, mund te thote dikush! Edhe pune e vogel nuk eshte… Zgjedhja e tij u be me marreveshje politike me partine maqedone. Me vote te deputeteve shqiptare nuk zgjidheje. Dihet kjo pune. Edhe ligji per perdorimin e gjuheve zyrtarizoi dhe legjitimoi perdorimin e gjuhes se folur e te shkruar shqipe ne Maqedonine tone. Nuk ishte ajo qe duame te gjithe, por nuk mund te thote askush se nuk eshte nje e arritur e madhe per shqiptaret. Edhe ky ligj nuk do te kalonte pa votate e deputeteve maqedone. Kjo vote maqedone u dha me marreveshje politike… Nuk duhet harruar edhe mbeshtetja e miqve tane te huaj!

Dalim te kandidatura e Blerim Rekes per Kryetar… Per mendimin tim kjo kandidature po sherben si pyke perçarese midis shqiptareve. Kjo po duket edhe nga shperthimet e shfrenuara ne rrjetet sociale dhe ne medie. Pse pyke perçarese? Sepse, dihet paraprakisht qe nje kandidat shqiptar, edhe nese bashkohen te gjithe shqiptaret, sot nuk mund te fitoje me vote poziten e larte, Kryetar Republike. Me force, nese do ta kishim, edhe mund ta benim Blerimin a nje tjeter Kryetar, por me vote jo. Kjo nuk do te thote qe s’kemi te drejte. E drejta jone eshte qe pjesa me e madhe e Maqedonise te ishte me Trungun e saj dhe te votonte per kandidatin e saj shqiptar pa patur kandidat te nje kombesie tjeter, por… Ne kushtet, rrethanat dhe raportet qe jane ne Maqedonine tone dhe ne Iliri e ne bote shqiptaret do te duheje te kishin platformen e tyre perbashkuese e jo te udhehiqen nga deshirate naive dhe nga interesate e ngushta partiake e klanore… Te vjen me vjelle kur lexon komente dhe thirrje: “Blerimin e votojne shqiptaret, kurse ate tjetrin arnautet”, “Kush eshte shqiptar e bir shqiptari e voton Blerimin”, “Nuk e kam besuar kurre qe Ali Ahmeti i tradhton shqiptaret”, e deklarata, thirrje e komente te kesaj natyre joracionale e batarde!!… Loja me ndjenjen dhe identitetin kombetar pa e perdorur trurin eshte me zarar per çeshtjen shqiptare ne Maqedoni dhe ne Iliri (Ballkan). Me kandidaturen e Blerim Rekes mund te “fitoje” ndonje vote me shume ose pak kredi “kombetare” Sela dhe Aleanca e tij, por nuk fiton asgje, bash asgje, populli shqiptar atje dhe as çeshtja shqiptare… Do te vij dita, une besoj te mos jete e larget, kur shqiptaret do ta kene Kryetarin e tyre ne Maqedonine tone. Qe te ndodhe kjo shqiptaret duhet te bashkohen dhe te organizohen mençur dhe fuqishem. Kur te dalin me kandidatin e tyre edhe te fitojne, siç ben edhe me Talat Gjaferrin per Kryetar Kuvendi. Keshtu me kandidat partie e me kandidat “privat” fitohet perçarja dhe dobesimi i pozites shqiptareve. Keshtu fiton dhe del me e fuqishme pala maqedone (sllavishtfolese)!…

Nuk po e ndihmojne unitetin politik e kombetar shqiptar ne Maqedonine tone as keta qe vend e pa vend, kohe e pa kohe, me mend e pa mend po deklarohen “per” e “kunder”, duke manifestuar gjithe varferine e tyre politike dhe intelektuale!… Dem po bejne sidomos keta shqiptaret e kesaj ane (te Prishtines) qe po marrin ane e po angazhohen per ta “ndihmuar” Blerimin e Seles (po i bien pykes!), qe ngado qe ta marresh eshte pyke perçarese, qofte edhe pavetedijshem, midis shqiptareve…

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …