Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Klasa e re politike “patriotike” u bë bashkë me klasën e vjetër kolaboracioniste…

Nje lum urimesh doli nga zemra, nga goja e nga dora e shqiptareve keto dite per “ushtrine e Kosoves”, qe e votoi Kuvendi i Republikes. Gje e mire! Te urosh nuk ka ndonje te keqe, por te besosh verberisht dhe pa i ber mire hesapet nuk eshte mire, madje eshte keq! Njeri nga ata qe shpreha kenaqesine dhe gezimin per votimin ne parim, me ne fund(!), te ligjit per Forcen e Sigurise isha edhe une. Sepse, u thosha shokeve e miqve, te pakten u be nje hap, nisi diçka qe duheje nisur e perfunduar kahere, ta haj dreqi… Por, nje fjale e urte thote: “mbushe pushken per ujk”! Ose, thenia tjeter: “beso e kontrollo (mendo)”!

Populli yne ka qene historikisht i perkushtuar, trim e luftetar i paepur per liri e barazi kombetare, politike dhe ekonomike. Nuk i ka ber bisht asnjehere detyrimeve ndaj Atdheut. Sahere eshte kerkuar dhe sahere eshte dhene kushtrimi populli ishte ne kembe dhe hidheje ne sulm per shporrjen e pushtuesve ose mbrojtjen e atdheut prej agresoreve! Ajo qe i ka munguar ne shume periudha e ne shume situata te veshtira popullit shqiptar eshte PARIA (UDHEHEQESI) besnike. Sa kryengritje, beteja e lufta jane fituar dhe pastaj jane “humbur”-shitur nga PARIA! Ose,sa lufta mund te fitoheshin sikur te mos tradhtonte ose te shiteje PARIA!

Nje cen ose dobesi ka populli yne ose kemi ne shqiptaret: besojme kollaj dhe harrojme shpejt! Doli nje Ibrahim Rugova dhe tha se “Kosova do te çlirohet me dialog dhe me lutje te xhumase”, se “Kosova u be shtet i pavarur nje dite te bukur me diell”, se “Kosova eshte shteti me stabil e me demokratik ne Evrope” etj. dhe shumica e popullit tone te shtypur e pervuajtur e “besoi” per disa vjet! E “besoi”, sepse kete “liri”, kete “pavaresi” dhe kete “shtet” te imagjinuar e propagandonin mijera aktiviste te LDK-se, mediet dhe qarqe qe njiheshin per akademike e profesore universitare! Pastaj, e “besoi”, sepse s’kishte organizim e fuqi t’i kunderviheje shtetit pushtues serb… Pitja me gjize te huaj e petullat me uje nuk beheshin!

Prandaj, shqiptaret prisnin ate force politike e çlirimtare qe do t’i dilte zot Kosoves, duke u vene ne balle te saj, e pergatitur dhe organizuar per Lufte te Armatosur Çlirimtare. Sapo LPK-ja e Shpalli UÇK-ne dhe Luften e Armatosur kunder pushtuesit serb, populli rroku armet dhe mbushi radhet e saj… Lufta e LPK-UÇK-se fitoi zemren dhe mbeshtetjen e mbare kombit shqiptar dhe te shqiptareve kudo ne bote. Kjo mbase ishte edhe arsyeja kryesore e nderhyrjes se NATO-s… Ndryshe, siç e thoshte Kryetari amerikan, Klintoni, “flaket e kesaj lufte do te percellonin edhe Evropen”. Forcat serbe u debuan teresisht nga toka e Kosoves, sepse ishte siguruar edhe gjiza per pite, edhe vaji per te bere petulla… Ishte nje fitore e plote ne kuptimin ushtarak (ne Kosoven e kufijve te sotem!), nje fitore qe pak kush e priste para 4-5 viteve luftë.

Por, por(!), pas luftes nuk patem klasen politike-parine qe kete fitore te shkelqyer ushtarake ta shnderronte edhe ne fitore politike, duke e finalizuar me shkeputjen e plote te Kosoves nga Serbia! Qe te jemi realist, ne kete deshtim ka gisht dhe dore edhe prania nderkombetare (UNMIK, KFOR, OSBE, EULEX…!). Mirepo, nje PARI (klase politike) e pjekur, e bashkuar e organizuar, e qarte ne synimin e saj dhe e lidhur fort me popullin do ta kishte realizuar shkeputjen e plote nga Serbia dhe nuk do te mbetej peng i saj tash e gati njezete vjet!

Klasa e re politike e “patriotike”, e bashkuar me klasen e vjeter kolaboracioniste, ka njezete vite qe ushqen iluzionin se jemi shkeputur nga Serbia dhe nuk duame t’ia dime per te, ndersa iu dashten gati 10 vite per ta shpallur pavaresine! Kurse u bene 10 vite qe Kosova eshte shpallur shtet i pavarur e sovran dhe nuk mund ta krijoje ushtrine e saj, sepse ata qe biseduan ne Vjene me Serbine “fatin” e Kosoves e kishin lene ne duart e pakices serbe (Serbise), pa pelqimin e te ciles nuk mund te behet asnje ndryshim (amandamentim) i Kushtetutes se Republikes! Kjo “fuqi” e vetos se pakices serbe (Serbise) ne te gjitha çeshtjet vitale te shtetit i ka dhene dore Bashkimit Evropian, qeverive dhe qarqeve te huaja te manifestojne me paturpesi hipokrizine e tyre perfide kur deklarojne: “Nuk jemi kunder krijimit te ushtrise se Kosoves, por kjo duhet te behet vetem permes ndryshimeve kushtetuese”!

Ata qe bisedonin ne Vjene per fatin-statusin e Kosoves ia lidhen duar e kembe Kosoves, sepse ne plan te pare kishin meditjet qe merrnin dhe levdatate (rrahjet e krihve) nga “miqte” nderkombetare, te cilet, per Kosoven kerkonin nje zgjidhje qe do ta “kenaqte” edhe Serbine! Keta “patriotet”, qe biseduan ne Vjene hoqen dore nga bashkimi i Kosoves me shtetin e saj dhe pranuan ta mbanin Serbine brenda, duke e bere ortake! Te njejtit i vazhduan pazerlleqet me Serbine edhe ne Bruksel! Ai me i “madhi”, Kryetari i Republikes se Kosoves, po perhap edhe iluzionin per bashkimin e Kosoves Lindore me Kosoven pa dhene asnje pellembe toke! Petulla me uje!

Sidoqfte, nisma dhe votimi i ligjit, meqe nuk beheje me ndryshimin e Kushtetutes, duhet pershendetur dhe u pershendet me entuziazem nga shqiptaret. Hidherimi dhe revolta ne Beograd ishte e papermbajtur edhe per kaq sa pretendohet! “Qengji po ia turbullon ujin ujkut”! Serbia, qe eshte e armatosur deri ne dhembe dhe po armatoset per çdo dite, si asnje shtet tjeter ne rajon, krijimin e ushtrise se Kosoves (nese mund te quhet ushtri!) e quan “kercenim per paqen ne rajon”! Po, sepse ajo shqiptaret i do duarthate dhe pa brisk ne xhep, ne menyre qe kur t’i krijohen rrethanat te kthehet dhe t’i therr si berrat, siç i ka therrur sa e sa here ne te kaluaren! Serbia ishte dhe mbetet “pushke e ngrehur” kunder Kosoves shqiptare. Armatimi i saj ka vetem nje cak: Kosoven dhe shqiptaret. Me Kroacine nuk ia mban, sepse i eshte ber mesim “olluja”! Prandaj, Kosova e ka te domosdoshme mbrojtjen dhe Ushtrine. Pergjegjese e vetme pse nuk e ka deri sot eshte klasa e saj politike e korruptuar dhe kriminalizuar deri ne fyt!

Ajo qe me ben skeptik edhe tash eshte hileja brendaperbrenda institucioneve shteterore te Republikes dhe vete krereve te larte te saj! Po te ishte PARIA unike, e pa korruptuar, e pa kapur dhe e pa shantazhuar edhe me kete ligj do te beheshin Forcat e Armatosura te Republikes! Pastaj si mos te jesh skeptik kur per krijimin e ushtrise, element thelbesor per mbrojtjen e shtetit, duhet te merret pelqimi i nje pakice, e cila varet qind per qind nga Beogradi, nga shteti pushtues i djeshem dhe pretendues per të të ripushtuar edhe sot?!

Nuk te mbushin me optimizem e siguri as deklaratate dhe sqarimet e Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit dhe te zyrtareve tjere qeveritare te bera pas votimit te ligjit per FSK-ne ne lexim te pare! Sipas tyre, “FSK-ja e sotme do te behet force ushtarake per dhjete vite! Per FSK-ne, deri atehere, do te ndahen çdo vite nga 5 000 000 (pese milione) euro me shume se viti paraprak! Imagjinojeni: Qeveria ose shteti qe ka paguar 11 milione euro nje kilometer rruge (autostrade) do te bej ushtri ose forca te armatosura duke rrite bugjetin per FSK-ne e sotme me nga 5 milione euro çdo vit! Qeveria qe vetem ne emer te gjobes, per ndermarrjen (kompanine) qe po nderton autorrugen Prishtine-Shkup, ka paguar 56 milione euro po dashka me kriju ushtri me nga 5 milione euro rritje! A nuk tingllon pak ironike? Apo kane frike se po trembet Serbia sikur te fillonin me 200 milione euro shtese, per vitin e pare. Keshtu, po te ndaheshin te pakten 200 000 000 euro do te me benin me optimist, sepse, me fol nga del shpirti, pitja me gjize te huaj e petullat me uje nuk behen!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …