Ndertimi i nje xhamie turko-arabe (te pakten te ishte shqiptare…) ne oborrin e Universitetit “Hasan Prishtina”(!!) paska qene “premtim” i Selim bej Pacollit, prandaj duhet ta jetesoje ate ne koalicion me VV-ne!! Koalicioni i panatyrshem i LVV-se me “partine” e pacolleve ishte gabim qe gati i kushtoi VV-se me humbjen e Prishtines… Imagjinojeni dikend qe kerkon ndertimin e xhamise ne oborrin e Universitetit te behet (eshte ber!) nenkryetar i Kryeqytetit!! Dhe, me e rendesishmja, Selim bej Pacolli dhe pacollet e Kosoves, nuk e kane hallin e ndertimit edhe te nje xhamie turko-arabe, sepse me te tilla eshte mbushur Prishtina dhe Kosova shqiptare… Diku tjeter fle lepuri! Qellim i tyre eshte largimi i Universitetit “Hasan Prishtina” qe t’i hapet rruga perfundimit te ndertimit te kishes ortodokse serbe, qe ka uzurpuar me dhune e terror shteteror pushtues kater hektare (!) te Universitetit! Keshtu do te legalizoheje, jetesoheje dhe legjitimoheje nga vete komuna e Prishtines dhe “shqiptaret” vepra kriminale, anticivilizuese dhe antishqiptare ne tentative e Serbise pushtuese per ndertimin e kishes serbe ne oborrin e Universitetit! Sa mire dhe sa me marifet do te “zgjidheje” kjo çeshtje qe po rendon marredheniet me Serbine!! Ndertimi i xhamise ne te njejtin oborr do ta riaktualizonte nevojen e “vellazerim-bashkimit” te viktimes me kriminelin! Shembulli i ketille eshte ne Ferizaj qe nga koha e krajlit serb: xhamia turke e kisha serbe ne te njejtin oborr (me dhune)! Me deshiren per largimin-zhvendosjen e Universitetit eshte edhe deshira per ta “fshire” nje kapitull te rendesishem te kujteses dhe qendreses kombetare ndaj pushtuesve: qendresen studentore dhe universitare! Ne vende me vetedije shteterore, kombetare e qyteteruese ky fare Selim bej Pacolli do te detyroheje te jepte doreheqje menjehere nga posti i dhuruar ne komune-kryeqytet. Mediet, ne nje vend normal e me medie te pavarura, do te benin presion deri sa te dorehiqeje ky fare “beu” i vonuar…
Kontrolloni gjithashtu
REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE
Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …