Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Komandanti i Përgjithshëm, Legjendar, ishte i tëri 28 Nëntor

Po jetojmë në kohë çudirash! Qe besa po jetojme edhe te rrethuar nga lloj-lloj sharlatanesh, mercenaresh, hafijesh, shpirt, mendje, gjuhe, kulture e gjakprishurish. Per pak para te pista jane te gatshem te nxijne, te shajne, te perbuzin e te rrenojne çdo vlere kombetare… Nje hajvan i tille keto dite paska marre persiper kundrejt nje pagese te vogel t’ia ndryshoje datelindjen Komandantit te Pergjithshem Legjendar, Adem Jasharit!!! “Nuk ka lindur, paska thene ky kalemxhi mercenar e faqezi, Adem Jashari, me 28 Nentor”! Nje edepsez tjeter, soj i ketij te parit, turr e vrap shkroi se “Adem Jashari ishte nje kryengrites fshatar”!!! Hajvan mbi hajvan ka ne kete vendin tone e jashte tij!

Nuk u ka shkuar mendja (e ku t’i marrin mendet?!) ketyre batakçinjve se çdo dite e jetes se Komandantit ishte 28 Nentor dhe vete Ai ishte i teri 28 Nentor! Nese keta jugokosovaret e shokut Tito nuk e dinin (ku ta mesonin? Ne librat e Titos e te Kardelit nuk e gjenin!…) se me 28 Nentor 1912 ishte Shpallur Pavaresia e Shqiperise se kater vilajeteve (90 000 km katrore), Adem Jashari, Adem Demaçi, LPK-ja dhe UÇK-ja e themeluar prej saj dhe çdo atdhetar shqiptar e dinte kete dhe perpiqeje e luftonte ta vinte ne jete… Nuk ishte rastesi as SHPALLJA e UÇK-se me 28 Nentor, te cilen ju argatet e Serbise e quanit “dore e zgjatur e Serbise”!… Mos po ju duket edhe kjo date e falsifikuar ju puthadoreve te pushtueseve?!

Komandanti i Pergjithshem Legjendar me LPK-UÇK-ne dhe me gjithe FAMILJEN e Tij te madhe u perpoq, luftoi dhe ra qe 28 Nentori i Ismail Qemalit te shtriheje ne gjithe harten e Shqiperise se 90 000 km katrore… Prandaj, ju sahanlepires mos u mundoni kote: Adem Jashari dhe populli shqiptar ne Kosove e kudo ne bote eshte i tëri 28 NËNTOR…

PSE HESHTET PER VRASJEN E TRURIT TE LDK-SE, FEHMI AGANIT?

LDK-ja dhe mediet e tyre ne Prishtine e ne qendra tjera kane bere fushate intenzive (edhe propagande per perfitime partiake!) per vrasjen enigmatike te disa figurave te saj gjate e pas luftes ne Kosove… Per vete, hiç anen e perpjekjeve per perfitime politike, pajtohem dhe angazhohem qe secila vrasje te “zbardhet”: te dihet ku u vra?, si u vra?, nga kush u vra?, pse u vra?, etj. Jane te shumte veprimtaret e LPK-UÇK-se dhe te Levizjes Kombetare pergjithesisht qe jane perndjekur, denoncuar, leqitur, arrestuar, denuar me shume vite burg, jane mbytur ne tortura, jane vrare, etj. para, gjate dhe pas luftes! Ne keto denoncime, persekutime, arrestime, leqitje, torturime, mbytje e vrasje kane qene te perfshire shume bastarde-kolaboracioniste shqiptare (shqiptare u thençin!)!… Deri sot nuk po i permend kush?! Fushate apo perpjekje per zbardhjen e atyre mijera rasteve jo se jo!…

Por, ajo qe me provokon vazhdimisht, besoj edhe opinionin publik dhe anetaresine e LDK-se (familjen po se po), eshte rasti i profesor Fehmi Aganit, qe ishte truri-ideologu i LDK-se!… Pse hesht LDK-ja?! Pse nuk kerkon LDK-ja zbardhjen e ketij rasti? Pse u la profesor Agani ne meshiren e fatit te tij? Kush e denoncoi te pushtuesi dhe pse u diferencua nga kreu i LDK-se dhe rrethi i tij i ngushte? Kush e kallezoi profesorin diten qe ishte nisur ashtu i “kamufluar” per t’u larguar nga Kosova? Thuhet qe policia ishte e informuar saktesisht se ne cilin vagon ndodheje profesor Agani, prandaj shkoi drejt tek ai dhe e nxori nga vagoni e pastaj e ekzekutuan? Nuk po bej me gisht dhe as nuk dua te bej, sepse Serbia nuk kursente njeri ne ate kohe… Me me fat ishte vetem kreu i LDK-se, familja dhe rrethi i tij i ngushte, qe u lejuan te largoheshin nga Prishtina ne Itali me avion!… Por, ajo qe do shpjegim eshte heshtja si mumje e LDK-se gjate ketyre 19 viteve per Aganin dhe fatin e tij? Pse u la i vetem, pa asnje perkrahje, i diferencuar dhe i treguar me gisht ne kohen me te veshtire e me te rrezikshme profesor Agani? Cili ishte mekati i tij qe kreu i LDK-se dhe tarafet rreth tij te silleshin kaq mizorisht ndaj Fehmi Aganit, qe ishte mendja e LDK-se?! A kane te drejte anetaret e LDK-se dhe gjithe populli i Kosoves ta dine te verteten per kete figure emblematike te LDK-se?! Pse kjo heshtje? Kur do te hap goje LDK-ja dhe ta thote gjithe te verteten sado e rende te jete ajo? Ndoshta edhe drejtesia do te duheje te merrej me rastin AGANI? Ndoshta nje dite do te flas edhe LDK-ja per kete mekat te madh te saj ndaj profesor Aganit… Ndoshta nuk ka asnje faj kreu i LDK-se dhe LDK-ja per vrasjen mizore te profesor Aganit… Ndoshta! Por, pse po heshtet? PSE?!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …