Sot, me 27 shkurt 2020, i beme nderimet tona te thella dhe i dhamë lamtumiren ZONJËS SË MADHE TË SHQIPËRISË E TË KOMBIT, Heroines, Nexhmije Hoxhes…
Kenga per Burrin e Madh te Kombit, Enver Hoxhen, ka nje varg qe thote : “Per Enverin qau dhe moti “… Do ti qe edhe sot u perserit mot i njejte : Per Nexhmijen qau dhe moti. Ishte nje shi qe nuk pushoi deri sa mbrriti arkivoli afer varrezave. Ne çast pushoi shiu dhe rrezoi dielli si me porosi… Gjate gjithe ceremonise se varrimit nuk pati shi. Sapo u hipen njerezit makinave, ne çast rifilloi shiu! Ishte moti qe qau dhe ishte natyra qe respektoi ceremonine e varrimit, duke ndalur shiun…
Per ta nderuar kete Zonje te Madhe te Kombit dhe per t’i dhene lamtumiren kishin ardhur shqiptare nga gjithe Iliria dhe nga mergimi… Natyrisht qe mungonin ata qe kishin organizuar rivarrimin e eshtrave te kryekolaboracionisitit, Mithat Frasheri, me ceremoni shteterore dhe ata qe u koriten me Nexhmijen dhe me trashegimine antifashiste-çlirimtare te popullit shqiptar…
Munguan edhe ata qe per hesap te shovinisteve fqinj i vune kazmen dhe zjarrin Shqiperise Londineze ne vitet e nentedhjeta!… Munguan edhe keta qe shkojne e puthin pllaken e varrit te I. Rugoves, qe shkojne u bejne homazhe “viktimave ” serbe…
Megjithate, rendesi ka qe Ajo u varros prane bashkëshortit te saj te shtrenjte, Enverit… Nuk eshte e larget dita kur shteti shqiptar i shqiptareve do t’i rivarros keta dy kolose te kombit ne vendin e merituar me nderime shteterore e mbarekombetare dhe do t’u ngrej monumente ne qender te Tiranes, te Prishtines, te Shkupit…
Sot, aty te varrezat, kuptuam se Enver Hoxha dhe Nexhmija kishin “humbur” edhe djalin e tyre te dyte, Sokolin !! Kjo ngjalli keqardhje te madhe te të gjithe ne… Mirepo, ishim te sigurt se ata qe vandalizuan varrin e Enver Hoxhes dhe ata qe rivarrosen Mithat Frasherin me nderime shteterore po ferkonin duart nga kjo “fatkeqesi” e Sokolit !!…
Vajza e re, Nexhmije Xhuglini, e kishte kuptuar me mire se Mithat Frasheri e se “baballaret ” e kombit se cilen ane duhej te mbante… Ajo, rinia dhe populli shqiptar, te udhehequr dhe organizuar nga Partia Komuniste dhe Enver Hoxha, u lidhen si mishi me thoin me Atdheun-Shqiperine e tyre kunder Italise fashiste dhe Gjermanise naziste-hitleriane… Ajo dhe populli shqiptar, te udhehequr nga Enver Hoxha, u bene krah i aleances boterore antifashiste dhe antinaziste… Per kete arsye Nexhmija e re u denua ne mungese nga pushtuesit nazifashist me 14 vjet e gjashte muaj burg… Kurse ne pleqeri u denua nga kryevandalisti e kryebanditi ,Sali Berisha, me 11 vite burg!!
Ne ato vite kritike dhe vendimtare per fatet e Shqiperise politike dhe te kombit shqiptar ne Iliri, Enver Hoxha, Nexhmija dhe Partia Komuniste u bene me Shqiperine dhe luftonin e jepnin jeten si me le per TË, per Shqiperine e tyre… Kurse Mithat Frasheri, Bahri Omari, Anton Harapi, Muharrem Bajraktari, Mustafa Kruja, Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica… dhe Balli Kombetar ishin bere me nazifashistet pushtues dhe luftonin kunder Shqiperise dhe popullit shqiptar e kunder koalicionit te madh boteror antifashist!…
Zonja e Madhe e Shqiperise, Nexhmije Xhuglini-Hoxha, perkrah Enver Hoxhes, u shqua si luftetare per çlirimin e shtetit shqiptar dhe te tokave te pushtuara te Shqiperise nga nazifashistet pushtuese, luftetare e paepur per ndertimin, perparimin dhe emancipimin e Republikes se Shqiperise (nje e treta e Shqiperise)… Ajo u shqua edhe si bashkeshorte e denje dhe si nene. Ciles⁰ grua shqiptare do t’i rrinte me mire thirrja: NËNË?Ajo vertet ishte Nene shqiptare dhe e shqiptareve… Shqiperia e saj dhe e Enver Hoxhes u bë dhe mbeti mbeshtetja e vetme e krahinave te pushtuara te Shqiperise… Qendrimi, angazhimi dhe lufta e Nexhmije Xhuglinit dhe e PKSh- se se udhehequr nga Enver Hoxha ne anen e duhur te historise ishte vendimtare edhe per fatin e shqiptareve ne Kosove…
Enver Hoxha dhe PKSH-ja dhane orientime, ndihmuan me kuadro dhe organizuan me sa munden ne ato rrethana luften antifashiste edhe ne Kosove dhe viset e saj… Po te mos ishte kjo Lufte Antifashiste shqiptaret e Kosoves do ta kishin “fatin ” e gjermaneve te Vojvodines (mbi 650 000!), te cilet u debuan deri me nje nga Jugoserbia e Tito-Rankoviçit si bashkepunetore te nazizmit… Jugoserbia e Tito-Rankoviçit beri krime e spastrime sa me dashte ne Kosoven e ripushtuar dhe ne viset e saj, por fale Shqiperise antifashiste te Enver Hoxhes dhe fale asaj levizje antifashiste ne Kosove nuk munden ta zbatonin plotesisht projektin e tyre shfaroses… Prandaj, qofte edhe vetem per kete fakt Kosova do te duhej te shpallte zi per Nexhmije Hoxhen dhe shqiptaret te peruleshin me nderim te thelle… Nese nuk mundi te mbante zi zyrtare per Enver Hoxhen, sepse ishte e pushtuar nga Jugoserbia, mund ta bente dhe duhet ta bente tash per Nexhmijen.
Nexhmije Hoxha dhe shteti i Enver Hoxhes ishin mbeshtetja e vetme e perpjekjeve dhe luftes qe benin shqiptaret e pushtuar per liri e bashkim kombetar… Enver Hoxha dhe shteti i drejtuar prej Tij ishte pjese e perpjekjeve tona, ishte bere nje me keto perpjekje… Prandaj, edhe konstatimi i Xhejms Petiferit se “themelues i UÇK-se ishte Enver Hoxha “.
Me Nexhmije Hoxhen u korit rrast edhe shteti shqiptar dhe, sidomos, Qeveria e Edi Rames ! Vulen e turpit do ta kene per jete ne lulen e ballit. ..
Ajo, Nexhmije Hoxha, fitoi nderimin e gjithe shqiptareve pa dallim, sepse nuk e tradhtoi kurre Atdheun e saj, nuk u dorezua asnjehere dhe nuk hoqi dore kurre nga bindjet e saj atdhetare dhe antifashiste-çlirimtare e progresiste. Ajo ishte dhe mbeti deri ne fund intelektuale dhe ateiste e palekundur, sepse nuk i trembej vdekjes… I perjetshem kujtimi dhe nderimi per Zonjen e Madhe te Shqiperise e te kombit shqiptar!