Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: LDK-ja nuk e ndërron qimen as zanatin

Deputetja me te drejte e pakenaqur me partine e saj, Vjosa Osmani, tha qe (fjale e urte) “ujku qimen e ndrrone po zanatin s’e harrone”. Kuptohet qe e kishte fjalen per PDK-ne e Hashimkadriut. Por, per sqarim te publikut (sidomos te miqve tane) me duhet ta “demantoje” Vjosen dhe partine e saj, LDK-ne se po sherbehet me gjysme te verteta… Sepse, PDK-ja nuk e ka ndrruar vetem qimen, por edhe zanatin! Ajo ka ndrruar edhe formen edhe permbajtjen! PDK-ja ishte parti e themeluar mbi bazen e nje tradite te gjate liridashese dhe atdhetare-shqiptare me ideologji te majte kombetare… Mbi 90% e perberjes dhe zgjedhesve te saj ishte e ketij brumi. Dihet qe i ka ra shqelm kesaj tradite dhe ketij percaktimi!! Nuk ishte ne thelbin dhe natyren e shumices absolute te njerezve te PDK-se pervetesimi, uzurpimi, shperdorimi, trafikimi, zhvatja, lakmia, pabesia, bashkepunimi me pushtuesit e djeshem, angazhimi ne dem te interesave te atdheut e te kombit, etj. PDK-ja u devijua-rreshqiti teresisht (ne forme e permbajtje) nga grupi qe e kapi ate dhe e perdori per interesa meskine, duke e bere edhe pjese te projektit “jugokosovar”-antishqiptar! Ky ishte fat i keq per projektin kombetar-shqiptar dhe per mireqenien e popullit shqiptar ne Kosove e me gjere…

Ndersa LDK-ja e Vjosa Osmanit, per fatin e keq te anetareve te saj (edhe te vendit), nuk po ndryshon as qimen (formen) dhe as zanatin (permbajtjen). Ishte dhe mbeti pjelle (vazhdimesi) e qarqeve, politikave dhe ideologjive te majta pushtuese. Ajo, LDK-ja, edhe sot drejtohet nga njerez me “pervoje” te gjate politike, ideologjike dhe bashkepunuese pushtuese. Ajo edhe sot ne filozofine dhe logjiken e saj e ka angazhimin, nenshtrimin dhe bashkepunimin me pushtuesin e djeshem dhe me te huajt ne dem te interesave kombetare dhe shteterore! Vazhduese besnike-fanatike e tradites saj te keqe! Ketu edhe e shoh paradoksin dhe fatkeqesine per vendin tone… Ne vend se LDK-ja te reformoheje dhe te beheje si PDK-ja, t’i perqafonte vlerate me te mira liridashese, kombetare, demokratike dhe shtetformuese e shtetbashkuese, ndodhi e kunderta (paradoksalja): PDK-ja u be si LDK-ja!! Mirepo, Republika e Kosoves (gjykoj une) eshte teper e vogel per dy LDK… Prandaj, njera duhet te shkoje nga skena politike ose do te duhej te bashkoheshin ne nje parti…Me e mira do te ishte qe keto dy parti (PDK dhe LDK) te (ri)reformoheshin dhe te viheshin ne sherbim te interesave kombetare shqiptare… (Ri)reformimi i tyre mund te behet duke u liruar nga drejtuesit e tyre me te kaluar dhe te sotme bashkepunuese me pushtuesin, me kundershtaret e lirise sone, me te korruptuarit, me mediokritetin, etj. Kjo do te ishte edhe ne te mire te rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …