Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Lëvizja Vetëvendosje nuk u krijua për të sharë

Lumi qe po fryhet me sharje nga nje pjese e aktivisteve te Levizjes Vetevendosje per njerin apo tjetrin aktivist me nxiti t’i shkruaj dy-tri fjale edhe sonte. Shkak i ketij lumi sharjesh u be nje sharje e rende e nxjerr nga goja e nje zonjushe qe me perkushtimin, perpjekjen, mundin dhe votate e mijera aktivisteve dhe votuesve te Levizjes Vetevendosje u be deputete dhe figure bukur e degjuar publike!! Sharja qe ajo nxori nga goja per themeluesin e Levizjes Vetevendosje dhe ideologun e saj ishte e rende! Kjo me te drejte shkaktoi habi dhe pakenaqesi te pjesa derrmuese e aktivisteve te VV-se, te cilet nuk e kishin menduar dhe nuk e kishin pritur kurre nje sharje dhe sjellje te ketille te kesaj zonjushe! Megjithate, te dashur dhe te nderuar aktiviste te Levizjes Vetevendosje, sharjet qe pasuan dhe qe u shperndane ne rrjetet sociale per kete zonjushe dhe per disa aktiviste e deputete tjere te VV-se nuk arsyetohen. Levizja Vetevendosje, te dashur anetare e aktiviste te LVV-se, nuk u themelua qe ta shajme njeri-tjetrin ose qe te shahemi me njeri-tjetrin! Levizja nuk u themelua as qe te shaje te tjeret! Ajo u themelua ne rrethana te caktuara politike, ekonomike e sociale dhe ne kohen kur liria e Kosoves shqiptare dhe e drejta e saj per VETEVENDOSJE, e fituar me shume mund, gjak e sakrifice, po kercenoheje nga prania nderkombetare dhe nga klasa e saj politike e re (“patriotet”) dhe nga klasa e vjeter politike (bashkepunetoret e pushtuesit), qe ishin bere bashke dhe po bisedonin me Serbine per “fatin” e Kosoves (fillimisht fshehur e pastaj edhe hapur!). Levizja Vetevendosje, te dashur e te nderuar aktiviste, nuk u themelua qe t’i bashkoheje KORIT te partive ekzistuese politike “kosovare”, por qe te angazhoheje per nje Kosove shqiptare, te pavarur plotesisht nga Serbia, te lire e sovrane.

Ajo nuk u krijua qe t’i bashkoheje koalicioneve dhe qeverive e qeverisjeve qe po grabitnin, trafikonin e kontrabandonin pasurite e Kosoves shqiptare, duke thelluar pabarazine ekonomike, duke rrenuar ekonomine e paket te saj, duke thelluar varferine dhe duke detyruar shqiptaret te iknin nga vatra e tyre! Levizja Vetevendosje, anetare dhe aktiviste e dashamire te saj, nuk u krijua qe te kontribuonte ne thellimin e percarjes ndershqiptare te “promovuar” nga partite e ndryshme “kosovare”, nga feja ose permes saj, nga mediet e paguara mire, nga prania e “miqve” tane nderkombetare dhe nga sherbimet e shumeta nen toke e mbi toke! Levizja jone u krijua (te pakten keshtu une e kam pare dhe kuptuar) qe te kontribuoje edhe per rindertimin e unitetit politik e shpirteror kombetar ne Kosoven e Shqiperise, te cliruar nga Lufta e LPK-UCK-se dhe e krejt kombit shqiptar. Po i them ato qe i dini edhe ju sikur une… Pra, te dashur dhe te nderuar aktiviste (pa perjashtim) ju lus dhe ju kerkoj te permbaheni nga sharjet! Secili prej nesh jemi te organizuar ne pika e qendra te Vetevendosjes dhe ne organet e saj drejtuese, prandaj te japim mendimet, sugjerimet, idete dhe propozimet tona aty dhe vetem aty e pastaj edhe te hapim debat publik, por gjithmone pa sharje, fyerje e ofendime per njeri-tjetrin dhe as per te tjeret qe nuk jane ne organizaten tone…

Te kerkojme debat dhe te debatojme pa asnje rezerve me shoket dhe shoqet e organizates ne te gjitha nivelet para se te dalim ne medie e rrjete sociale me sharje. Sado te jete e madhe pakenaqesia dhe sado te jet i madh mllefi per njerin apo tjetrin nuk na lejohet te shajme e te shahemi me njeri-tjetrin. Te flasim hapur aty ku jemi te organizuar dhe ta shterrojme debatin ne menyren me te kulturuar dhe emancipuar: me argumenta e kunderargumenta. Te kembengulim (pa paragjykime) qe ta bindim njeri-tjetrin ne kerkesat, mendimet, idete e propozimet tona deri sa te gjejme me te miren per ne dhe organizaten tone. Edhe po ndodhi qe nuk u pajtuame nuk eshte fundi i botes. Madje edhe po ndodhi qe dikush te largohet nga organizata se nuk u pranuan idete apo propozimet e tij nuk eshte fundi i botes. E mira do te ishte qe gjithmone dhe per cdo gje te kete marreveshje dhe te merremi vesh pa patur nevoje per votim e mbivotim. Por, kur nuk ka marreveshje dhe te marrun vesh atehere duhet te perdoret mekanizmi i votes, te ciles do te duheje t’i “nenshtroheshin” te gjithe. Mirepo, edhe pas votimit ose rezultatit te votimit mund te kete te pakenaqur. Shume normale dhe e drejte e secilit. Mirepo, “fituesit” ose te kenaqurit ne asnje menyre nuk do te duheje te shanin ose te kishin diskurs e sjellje perjashtuese, por te benin cmos qe edhe te “mundurit” te ndjehen pjese e rendesishme dhe e pandashme e organizates. Mjedisi ku bejme politike dhe veprimtari politike eshte shume i ndotur! S’ka asnje dyshim! Edhe gjendja ekonomike e sociale eshte krejt e pafavorshme per te bere politike! Nderskamcat dhe tendencat e qendrave, sherbimeve e grupeve te ndryshme te interesit ne Kosoven tone jane te shprehura si rralle kund. Fenomenit te ketille nuk i shpeton as LVV-ja, por edhe ne keso raste nje aktivisti te Levizjes sone nuk i lejohet te shaje e te shahet me cilindo qofte! Prandaj, ne prag te zgjedhjeve te brendshme dhe pergjithmone te lidhim nje pakt: TE MOS SHAJME E TE MOS SHAHEMI ME NJERI – TJETRIN DHE ME ASKEND TJETER! Nuk e ecim, nuk e zhvillojme dhe nuk e fuqizojme LEVIZJEN dhe as Kosoven shqiptare me te shara e duke u share…

Kontrolloni gjithashtu

BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …