Lidhjes me vije ajrore, kesaj “ngjarjeje historike”, iu gezuan shume Hashimi e Ramushi! Nuk ma hante mendja. Por, ndoshta u ngazellyen per faktin se me nuk do te bejne nga 4-5 ore me shku ne Beograd! Apo se nuk e kishin ne doren e tyre? Hapsiren ajrore, edhe per deshtimet-fajet e tyre e kontrollon edhe sot KFOR-i! Pastaj, edhe po te ishin kunder kesaj vije ajrore u “pajtuan” qe te pajtohen me vendimin e Trampit… Ç’t’i besh?! S’kishin ç’te benin! Po te ishte me Kryeministrin shqiptar do t’ia tregonin vendin!… Iku dhe kjo! Po nis projekti tjeter. Sipas portaleve, qe jane afer “burimit”, Kosova shume shpejt do te lidhet me Serbine edhe me hekurudhe… Marreveshja do te behet njesoj, me procedura te shkurtuara-arbitrare ! Nuk do te pyetet kush dhe nuk do te kete nevoje as per debat dhe as per vendim te institucioneve shteterore te Kosoves!
A thua ka degjuar Ramushi per kete?! Se Hashimi besoj te jete i informuar… Them qe kete punen e lidhjes tokesore, me hekurudhe do ta kundershtoje Ramushi… sepse, po u be edhe kjo lidhje taksen “100 % shtet” e mori lumi. Dhe, kjo i bie pastaj, qe do behet “minishengeni” Kosove-Serbi! Ec e mos beso pastaj qe nuk ka gisht Edi Rama ne kete “shejtanllek”… Veç se kesaj radhe po fshihet pas Trampit… Vend i vakive! Te shpresojme qe shkeputja dhe pavaresia nga Serbia te behet e plote e te mos rreshqasim, duke u “lidhur” nga ajri e toka!…
PSE MOS TË THUHET
Me sa di une, Isa Mustafa, eshte i vetmi kryetar partie dhe i vetmi politikan e zyrtar i larte qeveritar qe vjen si “dinozaur” nga Jugoserbia komuniste e pushtuese, duke notuar pa u “lagur” ne te gjitha kohet, sistemet e ideologjite! Gju me gju me satrapin Josip Broz-Tito! Gju me gju me Sinan Hasanin e me Azem Vllasin! Gju me gju me Milosheviçin e Rrahman Morinen! Gju me gju me Bukoshin e Rugoven! Gju me gju (edhe i perkdhelur) me Hashimin e Albinin!! I vetmi komunist dhe zyrtar i larte i pushtetit pushtues sicialist e milosheviçian qe eshte ne skenen pilitike dhe me ndikim edhe sot e gjithe diten! Kurre nuk mbajti qendrim dhe nuk u distancua nga ideologu dhe mesuesi i tij, Tito! Kurre nuk mbajti qendrim dhe nuk u distancua nga represioni, dhuna, terrori e gjenocidi i shtetit titisto-rankoviçist e milosheviçian, te cilit i sherbeu nje jete! Nuk ka nje te dyte ne gjithe Evropen Lindore!… Ky eshte shteti i fituar me perpjekje, lufte e sakrifica pa fund! Kjo eshte drejtesia e tij! Por, kjo nuk mund te jete e ardhmja e tij!… Xh. B.