Veprimtari i njohur, Xhevat Bislimi, i akuzuar nga disa medie e portale për lidhje me organizatën e quajtur “Syri i Popullit’‘ ka deklaruar se prokuroria speciale, policia, shteti dhe “drejtësia” nuk kane dhe nuk do te kenë kurrë qofte edhe një prove te vetme qe do te mund ta implikonte Sadri Ramabajen apo cilindo tjeter te “apostrofuar” per perfshirje ne ate organizate-sajese te pushtetit qe eshte bere kercenim per lirine, pavaresine dhe sovranitetin e vendit. Nuk po “habitem” as nga qëndrimi-heshtja e Vetëvendosjes, sepse Sadri Ramabaja, as unë nuk kemi nevoje për mbrojtjen e askujt ne bote, sepse jo Syle Hoxha dhe hetuesit partiake e te instrumentalizuar, por as prokuroria dhe hetuesit e shteteve me te fuqishme ne bote nuk do te kenë kurrë prova për “dyshimet” e tyre, sepse prova te tilla nuk ekzistojnë! Po te kishte hetues dhe prokurore te pavarur (sic kam thene edhe ne shkrimin e mehershem) do te vertetoheje se “Syri i Popullit” nuk është gjë tjeter vec se SYRI i ketyre qe kane kapur pushtetin dhe shtetin.
XHEVAT BISLIMI: HABISIN MEDIET-PORTALET E HABITURA
(Habiten ata qe ishin e mbeten te habitur!)
Lajmi se liberatori, Sadri Ramabaja, eshte ndaluar nga policia ne Durres mori dhene! Theksi viheje te te qenit “zyrtar” i Levizjes Vetevendosje, sepse kjo ishte me e rendesishmja dhe, sepse ky ishte edhe qellimi i hetimit per “pergatitje te veprave terroriste”!
Portalet e atyre qe kane kapur pushtetin po “habiteshin” me qendrimin-heshtjen e Levizjes Vetevendosje! Asgje per t’u habitur, zonja dhe zoterinj te ketyre qe vec medie nuk jane! Po te ishin medie te mirefillta (opozite e pushtetit, sic perkufizohet roli dhe funksioni i medieve…) do te benin sadokudo nje “hulumtim” te vogel per te krijuar nje mendim te perafert nese dyshimet, hetimet dhe akuzat e prokurorise speciale dhe te kryekolaboracionistit, Azem Vllasi, ishin te verteta apo te rreme e te montuara per qellime te pasterta politike dhe antishqiptare… Por, ne vend te kesaj, mediet-portalet e “blera” dhe te “krijuara” enkas per kete pune nga ata qe kane kapur pushtetin dhe shtetin e Kosoves, iu bashkuan fushates dhe terrorit psikologjik te atyre qe po rrenojne shpresen dhe enderrat e nje populli per liri, pavaresi dhe sovranitet te plote nga Serbia pushtuese terroriste e Azem Vllasit dhe e sojit te tij! Ishin keto medie e portale qe ia krijuan “komoditetin” kryekuislingut, Azem Vllasit, qe te akuzoje naten e diten liberatorin, Sadri Ramabaja, dhe veprimtare tjere te Levizjes Vetevendosje per “terrorizem” e “pergatitje per vepra terroriste”!! Ky eshte terror i pashembullte mediatik dhe shteteror ndaj Sadri Ramabajes dhe atyre qe kane bere vetem nje mekat: i jane bashkuar Levizjes Vetevendosje, sepse ishin edhe para saj per VETEVENDOSJE dhe per shkeputje te plote nga Serbia! Drejtuese te caktuar partish dhe drejtuese te larte te institucioneve te Republikes, bashke me segment te sherbimeve policore dhe te prokurorise speciale (sidomos), jane te perfshire ne pergatitjen e ketij komploti dhe te kesaj fushate terrorizuese kunder Sadri Ramabajes dhe disa tjereve! Edhe une vete kam qene i ftuar ne hetuesi (me kerkese te prokurorise speciale te Syle Hoxhes!) si i “dyshuar”!! Aty u binda perfundimisht se “Syri i Popullit” eshte sajese e segmenteve dhe zyrtareve te caktuar politike e shteteror qe kane kapur pushtetin dhe shtetin tone te krijuar me shume mund, perpjekje e sakrifice (per kete kam shkruar me heret)!
Prandaj, shoke, miq e dashamire te mite, te Sadriut e te shokeve tjere te “dyshuar” nga antidrejtesia, qe po terrorizon atdhetaret dhe qytetaret e denj te ketij vendi, ju them boterisht se prokuroria speciale, policia, shteti dhe (anti)drejtesia nuk kane dhe nuk do te kene kurre qofte edhe nje prove te vetme qe do te mund ta implikonte Sadri Ramabajen apo cilindo tjeter te “apostrofuar” per perfshirje ne ate organizate-sajese te pushtetit qe eshte bere kercenim per lirine, pavaresine dhe sovranitetin e vendit.
Nuk po “habitem” as nga qendrimi-heshtja e Vetevendosjes, sepse Sadri Ramabaja dhe as une nuk kemi nevoje per mbrojtjen e askujt ne bote, sepse jo Syle Hoxha dhe hetuesit partiake e te instrumentalizuar, por as prokuroria dhe hetuesit e shteteve me te fuqishme ne bote nuk do te kene prova kurre per “dyshimet” e tyre, sepse prova te tilla nuk ekzistojne! Po te kishte hetuese dhe prokurore te pavarure (sic kam thene edhe ne shkrimin e mehershem) do te vertetoheje se “Syri i Popullit” nuk eshte gje tjeter vec se SYRI i ketyre qe kane kapur pushtetin dhe shtetin. Ne kete kuptim do t’i thoja Vetevendosjes, medieve-portaleve te paannshme dhe cdo subjekti politik e jopolitik qe ta ngrisin zerin fuqishem dhe pa iu trembur bere syri kunder terrorit psikologjik e fizik qe po ushtrohet ndaj Sadri Ramabajes per te vetmin faj te tij: sepse ishte dhe mbeti per VETEVENDOSJE dhe liri e pavaresi te plote nga Serbia shoviniste e Azem Vllasit dhe e sojit te tij! Nuk do te jete e larget dita kur edhe (anti)drejtesia do te detyrohet ta shpalle te pafajshem te pafajshmin, Sadri Ramabaja, te cilin kjo antidrejtesi dhe ky pushtet i bandave po e terrorizon per hatrin e kryekolaboracionistit, Azem Vllasi dhe te sojit te tij… Per kete nuk kam asnje pike dyshimi. Ju qe mund te keni rene ne “presion” te terrorit psikologjik kthjellohuni dhe angazhohuni e qendroni kunder kesaj padrejtesie, kunder ketij komploti dhe kunder ketij terrori te organizuar e sistematik sa nuk eshte ber teper vone per shoqerine tone dhe vlerat e saj! Vihuni ne anen e vlerave te lirive dhe te drejtave te njeriut! Vihuni ne anen e vlerave republikane e demokratike! Vihuni ne anen e vlerave liridashese dhe atdhetare, sepse nuk do te zhgenjeheni kurre! Ju qe heshtni para ketij terrori te organizuar ndaj shokut tone, qe e detyruan, sic po thuhet sot, te tentoje te largohet nga shtepia dhe vendi i tij, do te ndjeheni keq dhe te turperuar qe i besuat Syle Hoxhes, Azem Vllasit e bandes qe ka kapur shtetin e nuk i besuat bashkekombesit e shokut tuaj, atdhetarit dhe liberatorit, Sadri Ramabaja, dhe pafajsise se tij te plote…
(Shperndajeni pa u hamendur per vertetesine e ketij shkrimi! Qendroj prapa ketij shkrimi me pergjegjesi morale, kombetare, politike e penale.)