Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Thuaje një fjalë kryeministër Edi Rama

Republika Shqiptare e Kosoves po ballafaqohet ashper me trysnine, shantazhet, kercenimet dhe nderhyrjet e Serbise… Keto dite, Qeveria e Ramush Haradinajt per here te pare i vendosi takse mallrave serbe dhe atyre boshnjake qe hyne ne Republiken e Kosoves. Kjo takse, 100% u miratua en bloc nga populli shqiptar ne Kosove dhe nga shqiptaret kudo qe jane ne Iliri e ne bote. Deshtimi i Kosoves per t’u pranuar ne Interpol ishte fundi i durimit! Klasa politike e Kosoves shqiptare e kuptoi se leshimet e metejme ndaj Serbise do te ishin edhe fundi i saj… Leshimet e vazhdueshme te ketyre gati 20 viteve e trimeruan Serbine deri ne ate shkalle sa ta konsideronte Kosoven treg (bahqe) te saj, pjese te saj dhe çeshtje te pazgjidhur per çka duheje biseduar dhe arritur marreveshje qe do ta kenaqte edhe ate! Ky oreks per ta gllabruar Kosoven duke e copetuar nga brenda (marreveshjet e Brukselit!), duke e pushtuar me mallra dhe me struktura joformale te “komanduara” nga Beogradi erdhi duke iu rritur Serbise sa nga leshimet e klases politike e shteterore te Kosoves, po aq edhe nga “heshtja” e Tiranes dhe qendrimi indiferent e “neutral” ne kete çeshtje i saj!

Shpikja e opsionit per “korrigjimin e kufirit me Serbine” e degradoi shume çeshtjen e Kosoves dhe e uli pazarin e saj ne syte e botes! Nxjerrja e shtetit te Kosoves ne “tregun” e Brukselit per ta biseduar me Serbine e lendoi rende qendrueshmerine dhe besueshmerine! Me Serbine duheje negociuar sistemi politik, sistemi i drejtesise, sistemi i arsimit, siguria, mbrojtja (ushtria), organizimi territorial dhe administrativ dhe çdo gje qe kishte te bente me Kosoven dhe shtetin e saj! Serbia me bisedimet e Brukselit u be hisedare e shtetit te Kosoves! Per disa politikane e krere te institucioneve shteterore te Kosoves pa Serbine nuk do te lindete as dielli ne kete vend! Kjo i binte qe Kosova po hiqte dore nga pavaresia dhe sovraniteti i saj shteteror! Prandaj, nuk ishin te rastit deklaratate e Ambasades amerikane ne Kosove kur thoshte: “Kujdes se po krijoni republiken serbe ne Kosove”! Me shkoqur dhe me hapur se kaq nuk mund te thuheje…

Kjo ulje e pazarit te shtetit te Kosoves pati per pasoje edhe rezervimin e disa shteteve qe e kishin njohur Republiken e Kosoves kur vinte puna per te votuar per pranimin e saj ne UNESCO, ne Interpol e organizata tjera! Çuditerisht edhe perzgjedhja e ministrave dhe e zyrtareve tjere te larte beheje sipas shijes se Serbise!! Madje edhe ata qe shkonin ne bisedime me Serbine ne Vjene e me vone ne Bruksel duheje te ishin te “pranueshem” per Serbine! Deri ketu e kishin degraduar shtetin e Kosoves! Leshimi i madh ishte ber kur kishin hequr dore nga opsioni per t’iu bashkuar shtetit tone shqiptar dhe per te perfunduar te bisedimet e pandalshme me Serbine per fatin e Kosoves!…

Ne Tirane pati ardhur edhe Kryetari amerikan, Gjergj Bushi, per t’u thene hapur dhe boterisht politikaneve te Kosoves: “Ktheni syte nga Tirana se ketu e keni qeverine, ketu e keni Kryetarin” dhe per t’u thene politikaneve te Tiranes “merruni vesh me Prishtinen dhe qendroni mbeshtetje e saj, sepse Kosova eshte e juaja”! Nje takim i vetem u be midis perfaqesueseve te Tiranes dhe Prishtines ne Kukes sa per t’ia ber qejfin Bushit dhe mbaroi me kaq! Klasa politike (e reja dhe e vjetra) vazhduan ta trajtojne Kosoven si çeshtje-çiflik te tyre (natyrisht per ta zhvatur!), ndersa Tirana vazhdoi te mbante qendrim “neutral” dhe moskokeçares! Sikur beheje fjale per nje vend te huaj e jo per nje krahine te Shqiperise te çliruar me shume mund, perpjekje e sakrifice!

Edhe tash qe u vendos taksa 100% per mallrat serbe nje minister i Qeverise shqiptare, Arben Ahmetaj, duke ndjekur shembullin e Pacollit, doli me deklarate se eshte kunder vendosjes se kesaj takse, sepse, sipas tij, “kjo demton te dyja vendet”! Ç’idiotesira! Ky qendrim i Ahmetajt ne medien shqipe u “promovua” si qendrim i Republikes se Shqiperise! Qendrim i Qeverise se Rames po se po! Mirepo, ky Kryeministri shqiptar akoma nuk e hapi gojen dhe nuk e tha nje fjale qe ta dime nese qendrimi i ministrit te tij eshte edhe qendrim i Qeverise se drejtuar prej tij dhe i shtetit shqiptar! Kenga per Heroinen, Ganimete Terbeshi, dhe qendrimin e saj ne torturat nazifashiste thote se “asnje fjale s’i shpetoi prej goje” dhe kjo ishte vlere e madhe patriotike e asaj vajze te re qe nuk i jepte shoket dhe shoqet e saj para Gestapos! Por te mos e hap gojen Edi Rama dhe te mos i shpetoje asnje fjale per Kosoven e Shqiperise eshte e papranueshme dhe e denueshme. Prandaj, i kerkojme qe ta thote nje fjale per Kosoven dhe per gjithe keto re te zeza qe po i vine rrotull, sepse e ka edhe detyrim kombetar, kushtetues, politik, qytetar, shteteror…

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …