Kompaktesia dhe monolitizmi triumfalist i Listës Serbe (Serbise) ne komunat tona “serbe” nuk eshte thjeshte dhe vetem fitore e zgjedhjeve dhe e pushtetit vendor-komunal! Sepse edhe Lista Serbe nuk ishte vullnet dhe krijese e pakices serbe. Ajo u krijua ne Bruksel nga Daçiçi e Thaçi dhe mori bekimin e BE-se!! Klasa politike shqiptare (jugo-kosovare), LDK-AAK-PDK, e ka plote gojen dhe ben fushate agresive per “Kosoven multietnike”, per “Kosoven pluraliste”, per “qeveri multietnike”, e per “multizimin” e çdo gjeje shqiptare dhe te vete qeniese shqiptare, ndersa ne anen tjeter po i mbylle syte, veshet e gojen dhe po lejon e favorizon monolitizmin, monoetnicizmin dhe kompaktesine politike, territoriale, administrative, kulturore, religjioze e kombetare serbe ne Republiken e Kosoves me nderhyrjen dhe pranine e fuqishme te Serbise!! Fitorja e Listes Serbe-Serbise ne te gjitha komunat tona “serbe”, te krijuara per te zezen e Kosoves shqiptare me pelqimin e klases politike kuislinge, do te duheje te ishte shqetesim edhe per shqiptaret qe akoma jane nen efektin e etheve zgjedhore… Serbia do ta perdor kete kompaktesi politike (fitoren absolute te Listes Serbe) per “shpalljen” dhe legalizimin e tendences se saj per krijimin e nje entiteti serb (minishteti) ne Republiken Shqiptare te Kosoves… Te gjitha parakushtet i ka krijuar ne bashkepunim te ngushte me klasen politike dhe shteterore te korruptuar, te kriminalizuar dhe kuislinge te Prishtines!! Legalizimi dhe legjitimimi i nje entiteti te tille do te beheje kancer ne trupin shqiptar te Kosoves dhe, heret a vone, instrument ne duart e Serbise per shantazhimin dhe destabilizimin e Kosoves dhe te rajonit…
Kontrolloni gjithashtu
Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti
Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare, Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …