Nga ato që janë thënë në dy emisione televizive të emisionit, „Gjurmë Shqiptare“ dhe nga ato që janë thënë para ekraneve televizive nga kolonel Dilaver Goxhaj për shkatërrimin e armëve të Shqipërisë, del se Shqipërisë brenda viteve 2000-2010 shumë herë përtej kërkesave të NATO-së, i janë shkatërruar mbi 90% të armatimit që ajo ka pasur.
Shqipërisë klasat e saj politike në pushtet të lidhura me organizata mafioze vendore dhe ndërkombëtare, brenda viteve 2000-2010 ia kanë bërë skrap armatimet me sa vijon: Disa milionë armë të lehta dore (kryesisht kallashnikovë, pushkë, murtaja dore, mitralez të lehtë); rreth 1300 tanke; rreth 4000 mijë topa të kalibrave të ndryshëm; rreth 200 avionë luftarak (90 prej të cilëve për rrethanat e Shqipërisë edhe sot të dobishëm); shumë autoblinda granata-hedhëse; shumë armë kundërajrore; tërë flotën detare. Dhe jo vetëm kaq. Por edhe ia kanë shitur e stërshitur qindra mijëra tonë municione (fishekë dhe predha të ndryshme), si dhe ia kanë shkatërruar edhe qindra mijëra tonë eksplozive.
Për shkatrrimin e tillë tragjik të armeve të Shqipërisë flitet se përgjegjësinë kryesore e bartë klasa politike e dal nga Partia Demokratike të Shqipërisë në krye me Salih Berishën, por nuk përjashtohen nga përgjegjësia as edhe klasat politike të partive tjera.
Sidoqoftë, nuk ka ndodhur në historinë e asnjë shteti tjetër në botë që klasat politike të tij, qofshin ato feudaliste, kapitaliste, socialiste, liberale, komuniste apo fashiste, t`ia kenë shkatërruar kaq shumë shetit të tyre mbrojtjen ushtarake, siç kanë bërë klasat politike shqiptare me mbrojtjen ushatrake të Shqipërisë.
Kjo është arsyja pse kam menduar dhe mendoj se klasat politike të Shqipërisë të këtyre tri dekadave të fundit, në disa aspkete kanë vepruar ndaj Shqipërisë si të ishin klasa politike pushtuese të ndonjë vendi tjetër që e ka pushtuar Shqipërinë. Merre me mend klasa politike pushtuese të vendit të tyre!
Jam befasur kur kam dëgjuar që Shqipëria për 45 vite me radhë (që nga viti 1945 deri në vitin 1990), kishte investuar 135 miliardë dollar për mbrojtjen e vendit. Kështu shtrohet pyetja: Sa dhjetëra miliardë dollarë armë ia kanë shkatërruar Shqipërisë (duke filluar që nga viti 1992 e këndej) klasat e saj politike „njëra më patriotike e më demokratike se tjera“?
P.S
Edhe pse këtë shkrim e kam titulluar me fjalë ‚skandaloze‘: „Ata që i bënë skrap armët e Shqipërisë ‚duhet të bëhën skarp dhe t`u hidhen qenve për dark‘!“, peronalisht e kam të vështirë që ta vrasë qoftë edhe një mizë, dhe jo më që ta bëj skrap ndonjë njeri dhe pastaj mbetjet e tij mortore t`ia hedh ndonjë qeni si darkë! Por këtu është thënë në mënyrë figurative.