Xhevat Hasani: PËRKUJTIM PËR ATDHETARIN AHMET QERIQI

Me 7 mars të këtij viti (2025) mbylli sytë përgjithmonë atdhetari revolucionar, ish i burgosuri politik i viteve të 80-ta të shekullit të 20-të, studiuesi, dijetari, dhe drejtori i radios së UÇK-së „Kosova e Lirë“, e vendosur në një bunker nëntoksorë në Malet e Berishës në Krahinën e Drenicës, ku po bëheshin luftime të ashpra në mes të forcave çlirimtare të UÇK-së dhe, forcave pushtuese ushtarake dhe policore të Serbisë.

Me atdhetarin Ahmet Qeriqi kam pasur fatin të takohem herë pas here brenda viteve 1987 -1992 në shtëpinë e tij në qytezen e Shtimes, ku kemi shkëmbyer mendime lidhur me situatën e rëndë në Kosovë.

Ai nuk ka besuar asnjëherë se çështja e Kosovës do të mund të zgjidhjej me rrugë paqësore („dembeleqe“), përkatësisht ai ka qenë i bindur se çështja e Kosovës, do të mund zgjidhjej me politika të zgjuara pragamatiste dhe me luftë të armatosur.

Sa herë jam takur me Ahmet Qeriqin kam mësuar diçka të re prej tij. Ai gjithmonë ka lexuar libër pas libri, përmbajtjen dhe domethënien e të cilave ua tregonte shokëve, miqëve dhe fmailjarëve, me qëllim që nga librat që lexonte të mos përfitonte vetëm ai, por të përfitonin edhe të tjerët.

Ahmet Qeriqi i takon plejadës më të re të Rilindasve Kombëtar Shqiptarë, e krijuar që nga demostratat e vitit 1981 e deri në vitet 1998-1999 të Luftës Çlirimtare të Kosovës të bërë nga UÇK-ja, ushtar i dënje i të cilës ka qenë Ahmet Qeriqi.

Lavdi jetës dhe veprës së Ahmet Qeriqit!

I pavdekshëm qoftë kujtimi i tij!

Kontrolloni gjithashtu

Mesazh ngushellimi nga Rexhep Qosja me familje

 Shume e nderuara familje e dashur dhe shume e çmuar e Ahmet Qeriqit, Me dhembje …