Xhevat Hasani: SI DO T`IA „SHFRYNIN“ SHQIPTARËT HUNDËT DHE BUZËT VUQIÇIT?

           Kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Stotelberg para tre muajsh tha se:

         Nëse përsëritet sulmi serb i 24 shtatorit të vitit 2023 në fshatin Banjskë të Kosovës, do të përsëritën bombardimet e NATO-së të para 24 viteve ndaj caqeve ushtarake serbe;

  • Kur Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, z. Kamerun, para dy muajve gjatë vizites së tij në Kosovë, për sulmin e bandës së Rajdojqiçit në fashtin Banjskë të Kosovës përgjegjëse e bëri Serbinë;
  • Kur para një muaji u dha lajmi se në Prishtinë u bë një Marrëveshje Ushtarake në mes të Ushtrisë së Turqisë dhe FSK-së së Kosovës; dhe
  • Kur para rreth një muaji u dha lajmi se SHBA-të do t`ia shesin Kosovës 240 raketa kundërtanke,
  • Vuqiçi, në të gjitha këto raste deklaroi se ishte zhgënyer shumë, ndërkohë që nga zhgënjimi – fryhej buzë e hundë!

Por, pse Vuqiçi zhgënjehet kaq shumë e bëhet hundë e buzë sa herë  që Faktori Ndërkombëtar  bën deklarata për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia dhe sa herë që

Kosova blenë ndonjë armë? Në të tilla raste ai (Vuqiçi) zhgënjehet shumë dhe bëhet hundë e buzë,  sepse thjeshtë i zvogëlohen shanset për të vrarë e maskaruar sa më shqiptarë!

Kështu, derisa gjuetarët zhgënjehen e bëhen hundë e buzë sa herë që iu zvogëlohen shanset për të vrarë sa më shumë lepuj, fundërrina ballkanike me emrin Vuqiç, zhgënjehet e bëhet hundë e buzë sa herë që i zvogëlohen shanset për të vrarë e masakruar sa më shumë njerëz: shqiptarë të Kosovës.

Nuk duhet harruar se: fundërrinat si Vuqiçi, Vulini dhe Radojqiçi, shqiptarët nuk i shohin ndryshe veçse si lepuj për gjueti!  Bile po t`i pyesësh se ke do të qëllonin më parë me pushkë -lepujt apo shqiptarët?, që të tre do të përgjigjeshin pas asnjë hezitim se më parë do t`i gjuanin me pushkë shqiptarët se sa lepujt!

 Por, si do t`ia „shfryenin“ shqiptarët hundët dhe buzët Vuqiçit?

Shqiptarët do t`ia „shfryenin“ Vuqiçt hundët dhe buzët:

  • Duke bërë politika të matura paqësore dhe duke i rujatur raportet mira me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian; si dhe
  • Duke e fuqizuar mbrojtjen ushtarake të Kosovës në shkallë të lartë: kjo jo për ta Sulmuar Kosova Serbinë (siç mund të mendoj dikush), por për t`u mbrojtur Kosova nga Serbia, e cila ka vite që Kosovën e kërcënon me luftë dhe riokupim.

Mos ta harrojmë thënien lapidare të Ismail Qemajli: Popujt që flenë vdesin…!

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …