leoni

Xhevat Zekaj: ISA LUSH BALAJ 1957-2022

Më 21.08.2023 bëhët një vit që kur u shua fizikisht, në Vjenë të Austrisë, Isa Lush Balaj nga Zabllaqi i Burimit, veprimtar e patriot më traditë edhe nga familja e nënës por edhe nga e babait!
Si i ri në qënjën dhe në shpirtin e tij u mboll ndjebja e dashurisë për Kosovën e robëruar , andaj edhe pjesën më të madhe të jetës së tij ia kushtoi çështjës dhe lirisë së Kosovës.
Traditë patriotike e trasheguar nga familja e nënës, nga gjyshi i tij Sejdi Gjoci patriot e mbeshtetës i madh i luftrave per liri të Levizjës Çlirimtare  kunder hordhive çetnike e titiste !
Kjo traditë patriotike do të trashegohet tek Isa edhe nga babai  i tij Lush Balaj i cili kurrë nuk u pajtua më regjimin gjakatar të Jugosllavisë titiste të pas LDB dhe qëndroi në mal deri ne vitin 1947, më grupet të cilat nuk dorzoheshin por rezistonin më pushkë në dorë kundër pushtetit jugosllav!
Prandaj edhe nuk mund të ndodhte ndryshe, dhe kjo traditë patriotike vazhdoi edhe tek djemtë e bacit Lush, si tek Ademi, Isa , Idrizi e Xhevati, që të gjithë të dëshmuar e të sakrificës për Kosovë e për Shqipëri !
Isa Bala ky vigan edhe fizikun e kishte si të kreshnikëve, ndersa trimëria, urrejtja ndaj pushtuesëve e dashuria e madhe për Atdheun ishin karakteristikat që i qëndronin gjerdan në personalitetin e tij!
Si i ri u angazhua shumë pas ngjarjeve të ,, Pranverës Shqiptare 1981″, ishte shumë aktiv në masovizimim e Demostratës së Istogut të 30 Orillit 1981, ndersa për keto ngjarje që denuar edhe ka mbajtur burg nga gjykata jugosllave e Kosovës !
Isa Balaj u shqua për veprimtari kunder pushtetit okupator të Jugosllavisë titiste dhe sherbëtorëve të tyre shqiptarë pas daljës nga burgu, sidomos ishte aktiv në Demostratat e vitit 1989/’90 në Prishtinë e në Pejë kunder ndryshimeve kushtetuese të cilat Kosovën e futnin edhe më thellë nën kthetrat e Serbisë!
Isa ishte i dashur për shokët atdhetarë, i çmonte ata ndërsa gadishmeria për veprimtari kombëtare bëri që shokët e LPK në Pejë ta angazhojnë  në kuadër të Këshillit të Rrethit të Pejës, sepse edhe familja e Isës jetonin në Pejë!
Shoket e LPK në Pejë , si Ibish Neziri, Ali Çeku, Lul Kullash, Haki Morina , e me vonë edhe shokë tjerë si Adem Grabovci, Have Shala, Mervete Dreshaj , Xhevat Zekaj etj, tek Isa Bala do të gjejnë shokun e bashkveprimtarin besnik e të gatdmshën për sakrificë sublime sikur edhe ai tek këta shokë!
Shtepia e bacit Lush , krahas shtepisë së Ali Çekut, do të shndrrohet në bazë të rendesishme të ilegalës ku ne shokët kemi mbajtur mbledhje e takime të LPK më udheheqës të organizatës!
Kjo shtepi do të sherbej për të strehuar të plagosurit, ilegalët por edhe armatimin i cili grumbullohej për veprimtari çlirimtare por edhe ai i cili vinte nga Zvicra për radhet e LPK në Pejë dhe një pjesë shperndahej pastaj sipas nevojave të organizatës për veprimtari çlirimtare ilegale!
Duke qenë shumë aktiv në ngjarjet politike të kohës Isa Balaj bie në sy të operativëve të UDB-së, prandaj për të mos rrezikuar veprimtarinë dhe veprimtarët e LPK në gjysmën e vitit 1993  ai detyrhohet ta lëshoj Kosovën e të vendosët në Vjenë të Austrisë!
Lufta e UÇK Isa Balën do ta zërë të përgaditur më të gjitha atributet e një luftetari të lirisë, andaj me t’u dhënë kushtrimi i Legjendarit Adem Jashari , Isa Balaj do të udhëtoi drejtë Shqiperisë nga mesi i Qershorit 1998 nga ku do të mobilizohet e do të kryej urdhera e detyra të ngarkuara nga ShP i UÇK!
Ai do të angazhohet në bartjën e armatimit për në Kosovë e do të merr pjesë aktive në shumë operacione luftarake të UÇK!
Ëndrra e Isa Balës dhe familjës e shokëve të tij u bë realitet, angazhimi i tij në radhët e LPK dhe UÇK permbushi angazhimin e tij dhe të familjës , permbushi betimin më shokët për lirinë e Kosovës , Kosova u çlirua nga çizmja barbare serbe, Ai e preku lirinë e Kosovës dhe dha kontribut edhe në vitin 1999 së bashku më ne shokët tjere edhe në ngritjen e poshtetit lokal në Pejën e çliruar në kuader të Qeverisë së Perkohshme të Kosovës !
Ne, populli shqiptarë, UÇK , ngadhnjyem mbi pushtuesin gjakatar , por…
Isa Balën e mundi smundja, e tradhëtoi shëndeti, dhe më, 21gusht 2022, në një spital të Vjenës në Austri, ai i mbylli sytë perfundimisht!
U nda nga familja, shokët , bashkluftetarët dhe Kosova , por vetëm fizikish sepse në mendjën e zemrat e tyre ai jeton gjithmonë!
Trupi i veprimtarit e luftetarit Isa Balaj tani pushon i qëtë në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Pejës, ai është varrosur më nderime ushtarake siç varrosën atdhetaret e merituar të Atdheut!

Lavdi ndër shekuj!

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …