Xhevdet Krasniqi: Puna e vazhdueshme e OVK-së është t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e veterinarëve

Xhevdet Krasniqi: Puna e vazhdueshme e OVK-së është t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e veterinarëve

Oda e Veterinarëve të Kosovës ka evidentuar se gjatë këtij viti ka pasur importe dhe shitje të barnave nga persona të paautorizuar. Ndërsa u tha se duhet një kontroll më i madh i kafshëve dhe tregjeve të kafshëve. Kështu u tha në Kuvendin punues të Oda e Veterinarëve të Kosovës ku u prezantua një raport pune dhe financiar rreth shpenzimeve. Në këtë kuvend të cilën e kryesoi kryetari, Xhevdet Krasniqi, u tha se puna e vazhdueshme e OVK-së është t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e veterinarëve, raporton Kosova Info.

“Me këtë synojmë që nga Organizata Joqeveritare të kalojmë në Organizatë Profesionale ku do të marrim obligime dhe përgjegjësi shtesë si dhe do të qartësohet, fushëveprimi, kompetencat, detyrat e Odës Veterinare, licencimi i veterinarëve nga OVK”, tha ai.

Siç dihet pritet që së shpejti të bëhet ndryshimi i Ligjit të Veterinarisë, ku do të përfshihet edhe Ligji për OVK. Në këtë kuvend theksi është vënë mbi licencimin e të gjithë veterinarëve, qarkullimi i rregullt i barnave, kontrolli i lëvizjes së kafshëve dhe kontrolli i tregjeve për kafshë si dhe dhënia e propozimeve në lidhje me realizimin e programeve nacionale në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të kafshëve.

Gjatë vitit të ardhshëm me rastin e ditës ndërkombëtare të Tërbimit, OVK – AUV, ka paralajmëruar se do të organizojë vaksinimin e qenve.

Në këtë Kuvend, OVK që tubon 110 anëtarë, shprehu shqetësimin e saj lidhur me ndërprerjen e profesionit në mënyrë të paligjshme dhe licencimi i të gjitha praktikave veterinare, importi dhe shitja e barnave nga persona të paautorizuar, kontrollin e lëvizjes së kafshëve dhe kontrollit të tregut si dhe u kërkua të bëhet unifikimi i çmimeve – shërbimeve veterinare.

Në këtë Kuvend po ashtu u fol rreth një shqetësimi të përhapjes së Maedi Visna. Nga të dhënat ajo është e përhapur në 38% të mostrave të ekzaminuara të deleve teksa caprine Arthritis-Encephalitis është e përhapur në 25% të mostrave të ekzaminuara të dhive. (KI)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …