Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së, në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi thotë se autoritetet vendore duhet të dalin me sqarime lidhur me këto lista. Tashmë e dimë se qeveritë e reja në Mal të Zi dhe në Maqedoni janë të afërta me Serbinë dhe është rrezik i depërtimit të secilit luftëtar në Serbi”, shprehet Qeriqi. Ai shton se listat e publikuara janë me emër dhe mbiemër të veteranëve, për çka konsideron se paraqet rrezik. Avokati Ardian Bajraktari thotë se përfshirja e veteranëve në listën e Interpolit, nuk po ndodh për herë të parë. Për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajraktari konsideron se është sfidë, teksa shton se po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …