Shqipëria

Xhihat Jajxhë: Shqipëria duhet ta kundërshtoj marrëveshjen detare me Greqinë

Admirali i Turqisë, Xhihat Jajxhë ju ka deklruar medieve turke se Greqia mund të përfitojë nga zona detare sërish në kurriz të Shqipërisë dhe Egjiptit, që të përdoren si precedentë ndaj Turqisë. Ai ka theksuar më tutje se me marrëveshjen mes Italisë dhe Greqisë, Xhihat Jajxhë thekson se të drejtat e Shqipërisë dhe të Libisë u shkelën. “Nëse marrëveshja për detin Jon do të ishte tre palëshe, Shqipëria do të fitonte nga zonat detare në vijën jugperëndim-verilindje, pra do të kishte disa prej zonave të cilat i mori Greqia. Shqipëria duhet ta kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe Turqia duhet ta ndërgjegjësojë për këtë”, ka theksuar admirali, Xhihat Jajxhë. Ne duhet të denoncojmë këtë marrëveshje njësoj siç vepruam me marrëveshjen e zonave ekonomike detare, që Greqia nënshkroi me Shqipërinë në vitin 2009. Edhe në atë rast, Greqia arriti t’u jepte ishujve të saj autoritet të plotë me territorin tokësor kontinental dhe Shqipëria e pranoi faktikisht këtë. Më pas nga ndërhyrja që bëri Turqia, Shqipëria u ndërgjegjësua se pësoi një humbje të madhe në zonat e saj detare dhe më pas u aplikua nga kryeministri aktual i vendit në Gjykatën Kushtetuese, që e anuloi atë marrëveshje, ka deklaruar admirali i Turqisë, Xhihat Jajxhë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …