Ish-nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, e ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për t’u nominuar zyrtarisht si kandidat i Partisë Demokratike për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Një kandidati i nevojiten së paku 1,991 delegatë për ta siguruar nominimin. Joe Biden e kapërceu këtë prag pas publikimit të rezultateve në orët e vona të së premtes për zgjedhjet në shtatë shtete dhe në Distriktin e Kolumbisë. Kjo arritje ishte më tepër formalitet, sepse ai praktikisht ishte bërë i nominuar i partisë për zgjedhjet presidenciale që në muajin prill, kur rivali i tij kryesor, senatori Bernie Sanders, u tërhoq nga gara. “Ishte nder që së bashku të garojmë në njërin ndër grupet më të talentuara të kandidatëve që Partia Demokratike i ka vendosur ndonjëherë dhe e them me krenari që do të futemi në këto zgjedhje si parti e bashkuar”, tha ai. Bajden njihet si mik dhe përkrahës i shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …