Administrata e kryetarit amerikan, Joe Biden, ka marrë paralajmërime të ashpra nga diplomatët në botën arabe, se mbështetja e saj e fortë për fushatën ushtarake shkatërruese dhe vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza po humbet publikun arab për një brez të tërë. Letra nënvizon shqetësimin e thellë të zyrtarëve amerikanë mbi zemërimin në rritje kundër amerikanëve që shpërtheu menjëherë pasi Izraeli nisi operacionet kundër Hamasit. Ne po humbasim shumë në luftën e informacionit, shkruan në kabllogramin e Ambasadës amerikane në Oman, duke cituar biseda me një gamë të gjerë kontaktesh të besueshme dhe intelektualë. Mbështetja e fortë amerikane për veprimet e Izraelit perceptohet, si bashkëpunëtor për ato që ata i konsiderojnë krime të mundshme lufte”. Kabllogrami i ambasadës u shkrua nga zyrtari i rangut të dytë amerikan në Muskat dhe iu dërgua, ndër të tjera, Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe FBI-së. Një tjetër kabllogram i marrë nga CNN nga Ambasada e Amerikës në Kajro i transmetoi Uashingtonit një koment të një gazete shtetërore egjiptiane se mizoria dhe neglizhenca e presidentit Biden ndaj palestinezëve i ka tejkaluar të gjithë presidentët e mëparshëm amerikanë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …