Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare. Sipas tij, këtë dëshirë e kanë shprehur vetë kampionet olimpike të “Tokio 2020”. “Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta shqiptaret nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që i bashkohen FA të Shqipërisë”, ka thënë Rama. “Me ministrin jemi duke punuar që me FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me një status të veçantë dhe në shembujt e vendeve të tjera kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe të jenë aty shembull rrezatues dhe mentorët e të rinjve në uniformë”, ka njoftuar Rama,
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …