Xhudo në Ferizaj po shënon suksese të jashtëzakonshme në gjithë regjionin

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim drejtuesit e klubit dhe xhudistët e rinj, të cilën korrën sukses të lartë ditë më parë, në Turneun Ndërkombëtar në Podgoricë të Malit të Zi, ku nga 11 pjesëmarrës nga klubi, 8 prej tyre u dekoruan me medalje, 3 të arta, 4 të argjendta dhe 1 të bronztë, suksese këto dhe përkushtim që kanë pasur e do ta kenë mbështetjen tonë të fuqishme, ka thënë kryetari Aliu. Kësaj mbështetje do t’i shtojmë në të ardhmen e afërt edhe Sallën e Sporteve Luftarake, që do t’i kontribuoj zhvillimit e fuqizimit të mëtejmë të sporteve luftarake, u ka premtuar kryetari Aliu sportistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …