Sot shënohet përvjetori i 19-të, i rënies së dëshmorit, Selver Maçkaj, bashkëshorti dhe bashkëluftëtari im. Në çdo përvjetor neve si familjarë e pikërisht mua si bashkëshorte e dëshmorit më thahet shpirti.
Në përvjetorë, ne shkojmë për ti lehtësuar plagët nga njerëz që na nderojnë, por ku shohim disa fytyra që nuk e meritojnë të flasin as të shkojnë për nderim dëshmoreve kjo na dhemb shumë.
Unë jam e gjallë dhe pyetja është me vend, po edhe sikur t’ i pyesni dëshmorët, dhe po mund të flisnin ata, besoj se edhe ata janë të zhgënjyer me ketë kohë që na kanë sjellë?! Sepse ata e deshën një Kosovë ndryshe dhe ne e duam një Kosovë ndryshe?
Ndoshta nga gjithë ajo që dua për këtë tokë mund të them se nuk dua asgjë veç që mos të largohen rinia!
Kush do të shkojë sot në këtë përvjetor të dëshmoreve?
Prindërit u kanë vdekur, djemtë kanë shkuar në perëndim vetëm gruaja u ka mbetur si lis i thatë! Kjo është dhembje që nuk falet, plagë që nuk shërohet.
Gjithmonë i kam thënë vetes duhet të jem e fortë në përvjetorë, se ky ishte edhe amaneti i Selverit, po të pa besët po ma vjedhin forcën por unë prapë do jem krenare dhe do luftoj deri sa të jetoj me emrin dhe veprën e dëshmorit, Selver Maçkaj.
Edhe pse ndihem e zhgënjyer prapë e mbledh forcën, po nga ai gur i mermerit dhe do jem krenare gjithmonë, qoftë edhe në skaj të botës, fëmijët e dëshmorit do të shkojnë ata jam krenarë për babin e tyre, unë jam krenare për bashkëshortin tim, motra për vëllanë, daja për nipin e të gjithë Kosova për dëshmorët!
Lavdi për jetë e mote!