Shoqata “Gratë e Dëshmorëve “Në shenjë nderimi të Martirëve të Lagjës Tusuz mbajtëm një Orë Letrare duke i kujtuar ditet më te veshtira që mbetëm pa më të dashurit tonë!26.05.2023!
Kjo datë na kthen në vitin 1999 ku në këtë Lagje janë masakruar 27 civil të pafajshem! Gjaku i tyre u bë dritë për ne tëgjallët, sot i kujtojmë me dhembje dhe lot ne sy, por me krenarinë më të madhe që sot jetojmë në Liri!
Ju jemi mirnjohës të gjithë juve që moret pjesë në këtë aktivitet dhe dhembjen tonë e ndamë se bashku me juve! Poezitë kushtuar Martireve sado që kemi dhembjen na kthejnë në forcë, këngët për nënat dhe gratë e dëshmoreve na japin kurajo edhe me shumë e mbi te gjitha LIRIA na bën te lumtur sikur pëllumbat e bardhë ne qiellin e kaltert! Flamuri kur e sheh që valon i lirë, ju jeni ata që meritoni të ju shkruajmë, te ju nderojmë qdo ditë!Ju falenderoi përzemersisht juve që ishit të pranishem në kete aktivitet te shoqatës “Gratë e Dëshmorëve”Ti nderojmë Martirët e Lagjës Tusuz”
Mos të harrojmë që themelet e Shtetit të Kosovës janë mbi gjakun e dëshmorëve&Martireve,mos ta harrojme te kaluaren e afërt,sepse plaget ende janë me plotë dhembje,presin mjekun për shërim,prandaj miqësi e nderuar ju jeni mjekët e familjarëve që kan dhënë bijtë me të mirë per te ndertuar Shtetin e Kosovës!
Nderoni dhe respektoni familjet e tyre, kushtojani kohen për nderim , ata ja ndriquan jetën juve,ju ndriqoni ditet e rinisë se Kosovës!
Rrespekt pë të gjithë ju që kohën e juaj të çmuar e ndatë me dhembjen tonë! Me shumë respekt: kryetarja e Shoqatës “Gratë e Dëshmorëve” Xhyhere Vezaj Maçkaj!