Miratimi i emërimit të kryetarit, Xi Xhin ping në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012. Vota për z. Xi në Kongresin Kombëtar Popullor ishte unanime, me 2 mijë 952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet. Zotëriu Xi, 69 vjeçar, ishte emëruar për një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në tetor, duke thyer një traditë sipas së cilës udhëheqësit kinezë e dorëzojnë pushtetin një herë në dekadë. Një kufi i vendosur për dy mandate për presidencën e Kinës u fshi më heret nga Kushtetuta kineze duke nxitur sugjerime se ai mund të qëndrojë në pushtet edhe më gjatë.
