leoni

Yasser al Naxhar mendon se vendimi i kryetarit amerikan Donald Trump do të nxisë dhunën

Yasser al Naxhar mendon se vendimi i kryetarit amerikan Donald Trump do të nxisë dhunën

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Jaser al Naxhar mendon se vendimi i kryetarit amerikan Donald  Trump do të nxisë dhunën, duke i dhënë alibi krahut ekstremist dhe duke dëmtuar krahun reformator, që kërkon paqe me Izraelin. Ai thotë  se vendimi është i drejtë dhe duhet të ndiqet dhe nga Shqipëria. Por pikërisht kjo është çështja, me kë do të rreshtohet Shqipëria? “Kjo gjë do të hap dyert për radikalistët në Lindjen e Mesme dhe në botë, ku do të thonë “Ne kishim të drejtë”, kështu që zëri i ynë, që besojmë në zgjidhjen paqësore mes Palestinës dhe Izraelit, do të jetë shumë i dobët. Shqetësimi im më i madh dhe i çdo qytetarit të Palestinës, të krishterë apo musliman, është që vendet e shenjta për të krishterët dhe myslimanët në Jeruzalem, do të jenë në rrezik. Nuk mendoj që asnjëri nga ne do donte të shikonte xhaminë Al Aqsa të shkatërruar një ditë. Ky do të ishte fundi i të gjithë lojërave, jo vetëm i procesit të paqes”, u shpreh Jasar al Naxhar,  ambasador i Palestinës në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …