Yilmaz: Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike e vëllazërore

Yilmaz: Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike e vëllazërore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe ministri turk i Arsimit, Ismet Yilmaz, kanë marrë pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme “Alija Izetbegoviç” në Turqi. Yilmaz ka theksuar se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore. Sipas tij, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy shtete të përkushtuara për njëra-tjetrën me historinë dhe kulturën e përbashkët, duke theksuar se pas Shqipërisë, Turqia është vendi ku jetojnë më së shumti shqiptarë. Ministrja Lindita Nikolla teksa ka shprehur falënderime për mundësinë e dhënë për mësimit të kulturës dhe gjuhës shqipe, ka shtuar se bashkëpunimi duhet forcuar më tutje. “Informacioni është pasuria më e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndajmë informacionin mes dy vendeve. Kemi të kaluar të fuqishme. Duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin”, ka thënë Nikolla. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …