UCK

Ylber Aliu: Humanizimi versus i kriminalizimit të luftës së UÇK-së

Behlul Hashani është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Behluli, është polic pa gradë dhe pa pozitë në polici. Është polic ngjashëm sikurse janë mijëra e mijëra të tjerë anembanë vendit.

Behlulin lufta e Kosovës e ka gjetur në Gjermani dhe ngjashëm sikurse shumë mergimtarë, me të filluar lufta, e ka braktisur Gjermaninë dhe ka ardhur në luftë.

Pas luftës është sistemuar në polici dhe sot është shumë herë më i varfër se sa ka qenë para luftës. Jeton me rrogën e policit. Shtëpinë e ka ndërtuar me kontributin vetanak, të familjes, si dhe me ndihmën e shokëve të luftës.

Nuk ka shtëpi, nuk ka prona, nuk ka lokale; e ka vetëm kujtimin e të qenit veteran i luftës, si kujtimin më të rëndësishëm nga jeta e tij. Osman Ibrahimi është i diplomuar dy herë në Universitetin e Prishtinës. E ka të kryer Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike. Është anglishtfolës i shkëlqyeshëm. Ka qenë student i shkëlqyer, me notën mesatare mbi 9. Në moshën 18 vjeçare Osmani ka qenë pjesë e brigadave të UÇK-së në luftën e Koshares. Ai sot jeton me pensionin e veteranit.

Nuk ka punë për Osmanin. Osmani nuk ka shtëpi e as banesa, nuk ka prona. Osmani, jo vetëm që nuk ka përfituar asgjë nga lufta e UÇK-së, por disa herë është viktimizuar shkaku i pjesëmarrjes në luftë. Është stigmatizuar dhe goditur.

Miq, histori të ngjashme sikurse historia e Behlulit dhe Osmanit janë me mijëra. Në fakt janë mbi 99% e atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Një pjesë e jona jemi fokusuar në 1 për qind të atyre që kanë përfituar dhe abuzuar me luftën.

Abuzues të tillë ka në çdo organizatë e formacion politik, edhe në ushtritë më të organizuara dhe më demokratike në botë, ka histori abuzimi e keqpërdorimi. Por, këto janë përjashtime. Nuk janë rregulla. Rregulli janë historia e Behlulit dhe e Osmanit.

Të shohim anën tjetër të medaljes për ta kuptuar më mirë luftën e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …