Ylber Bajra: Për Kumanovën, kundër armiqësisë brenda shqiptarëve!

Ylber Bajra: Për Kumanovën, kundër armiqësisë brenda shqiptarëve!

Për Kumanovën, kundër armiqësisë brenda shqiptarëve!

As për ju që me shkie  u rritet e serbishten  e lakmoni!

Kisha një muaj pa rrjet.

Nuk duroja llafe?!

Nuk doja të ia dija në e kishit me të drejtë!

Ne jemi këta që jemi dhe fqinjët barbarë si zgjodhëm ne?!

Një muaj llafe, Kumanove: “Të mirët; tradhtarët; të shiturit!; mercenarët; armiqtë e kombit-terroristët?”!

Jo që nuk u durova, por, më dhemb në shpirt që t’ ua  dëshmoj se miku im nuk kishte nevojë lekun?! Ai kishte të gjitha! La nënën që dergjej në shtrat nga kanceri. La gruan me barrë dhe nuk arriti të bëhej baba, sepse ai u rrit me luftën për çlirim!

Shqipëria një, ishte amaneti i shokëve! Ai, mu sikur unë nuk mallkon Gruevskin, e as Jankullovskën!

Neve u shpallëm terroristë më 1998 nga tanët!

Ishte e rëndë, por luftën e bëmë!

Fatlumi, miku im, kishte “fatin e keq” që mbi çdo dashuri, ishte i edukuar t’ i falej lirisë së atdheut! Ne, “të gjallët”, do vazhdojmë të bëjmë realitet amanetin e tyre, dhe po na detyruat të flasim, ju themi juve, tanëve: sa të mirë jeni kur heshtni?!

Një ditë, dhe do ndodhë, që neve me ju bashkë, në tokat tona do të jetojmë të lumtur!

Shqipërinë për ne e bëri Zoti!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …